GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BE: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane

11:30 - 28/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka deklaruar se zgjerimi i unionit është qëllimi strategjik i BE-së. Në mungesë të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, Rizzo tha se qëllimet për zgjerimin e BE-së përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.

“Procesi i asociimit për vendet e Europës Juglindore, është i rëndësishëm dhe qëllimi është ecuria përpara nëpërmjet reformave dhe dëshirën e vendeve për t’u bërë pjesë e BE-së nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Qëllimi dhe vizioni për të ardhmen është bashkëpunimi dhe bashkimi i mëtejshëm i familjes europiane. Që BE të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në bashkimin Europian. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj që po ndodh në Ukrainë. Në po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, duke ju mbështetur juve në reforma. Plani i zhvillimit sjell përfitime të ndryshme, përpara se të bëheni anëtare, duke inkurajuar integrimin rajonal dhe lidhjet ekonomike, me anë të reformave thelbësore”, tha Rizzo.

Po ashtu Rizzo theksoi se dëshira e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu integruar në BE-ja është e madhe.

“Kjo nismë vërteton vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të realizuar këto reforma të përbashkëta. Tregon se kuptojmë njëri-tjetrin dhe çojmë përpara punët drejt integrimit dhe bashkëpunimit. Mbrojtja dhe siguria gjithashtu duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Kështu mund të përballojmë edhe krizat, nëpërmjet bashkëpunimit, si kriza e luftës në Ukrainë-Rusi, apo ato të ndryshimeve klimaterike. Bashkëpunimi rajonal është transformues, ndihmon paqen dhe stabilitetit. Kjo është edhe arsyeja pse BE mbështet zgjerimin. Ndaj parlamentet tuaja kanë rol kyç për të luajtur në procesin e reformave dhe anëtarësimit në BE. Që të ndërtojmë rajon më të lidhur, të sigurt, të zhvilluar dhe drejt integrimit në BE”, tha Rizzo.

Etiketa: antaresimBERizzo

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Drejtorët e Ballukut japin tendera për njëri-tjetrin,  Bardhi: Ditën ushtrojnë presion për vota në Fier, natën firmosin…

"Shpalli fitues ‘Excelarate Energy’ kur tenderi ishte ende i hapur”/ Bardhi: Belinda dhe ligji, dy pika që nuk takohen askund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com