GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE synon t’i bëjë reklamat politike më transparente

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE synon t’i bëjë reklamat politike më transparente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Platformat online duhet t’i deklarojnë reklamat politike me pagesë thuhet në një propozim të ri të BE-së. Komisioni Evropian planifikon t’i detyrojë platformat në internet të bëjnë të qartë rastet e reklamave politike me pagesë.

Sipas projektligjit të ri edhe kompanitë si Google, Facebook dhe gjigantë të tjerë të mediave sociale duhet gjithashtu të ofrojnë më shumë të dhëna se kush paguan për reklamat dhe metodat me të cilat synojnë të joshin votuesit. Nëse nuk respektojnë ligjin, ato mund të dënohen me gjoba deri në 4% të të ardhurave të tyre globale.

Vera Jourova, Komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën

“Njerëzit duhet ta dinë pse po shohin një reklamë, se kush ka paguar për të, dhe se çfarë kriteresh mikro-targeting janë përdorur”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova. “Reklamat digjitale për qëllime politike po shndërrohen në një garë të pakontrolluar metodash të pista dhe të errëta”, shtoi ajo.

Çfarë do të thotë për përdoruesit e mediave sociale?

Nëse propozimet zbatohen përdoruesit e mediave online do të jenë lehtësisht në gjendje ta kuptojnë se kush ka paguar për një reklamë, sa kohë do të zgjasë, sa është paguar dhe për çfarë zgjedhjesh bëhet fjalë.

Komisioni gjithashtu dëshiron të ndalojë teknikat e targetimit politik që përdorin të dhëna të ndjeshme personale që përdoruesit ndajnë në mediat sociale. Sipas projektligjit reklamat politike nuk do të lejohen më të përdorin origjinën etnike të votuesve, besimet fetare ose orientimin seksual për të shpërndarë reklama – përveç nëse përdoruesi i mediave sociale bie dakord.

“Për herë të parë do të jetë po ashtu e detyrueshme të përfshihet në reklama informacioni i qartë se mbi çfarë baze synohet personi dhe të publikohet se cilat grupe individësh janë targetuar, në bazë të cilave kritere dhe me çfarë mjetesh apo metodash përforcuese”, thuhet në një deklaratë të Komisionit. Politikanët megjithatë përjashtohen nga rregullat, në rastet kur postojnë diçka në llogaritë e tyre personale sociale.

Shqetësim për keqpërdorimin e reklamave politike

Propozimi i fundit është pjesë e planit të Brukselit për të pakësuar dezinformimin gjatë zgjedhjeve evropiane.

Në vitin 2018 firma britanike Cambridge Analytica që merret me analiza të dhënash u akuzua për përdorimin e të dhënave personale të dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook-ut për të ndërtuar një operacion për të ndikuar votuesit në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.

Po ashtu edhe operatorë në Rusi dhe Kinë janë akuzuar për veprimtari të fshehtë në internet për të dëmtuar politikën në demokracitë perëndimore. Moska dhe Pekini i kanë mohuar vazhdimisht akuzat./DW

Etiketa: BEreklama

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Fifi shijon lirinë pas 50 ditësh izolimi në BBV, feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj

Fifi shijon lirinë pas 50 ditësh izolimi në BBV, feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26

Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka...

Lexo më shumë
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com