GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci i dhuron tenderin 241 MLN lekë Kastratit për naftën e bashkisë

14:55 - 27/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Beci i dhuron tenderin 241 MLN lekë Kastratit për naftën e bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Shkodër po i shpenzon fondet vetë, për naftë e benzinë që i duhet stafit të tij dhe institucioneve vartëse që të furnizojnë makinat e tyre. Për këtë  më datë 26 shtator 2023 ai ka firmosur 3 tenderë, që janë dhënë pa garë fare dhe pa zbatuar rregullat  e ligjit “Për Prokurimet publik”. Loti i parë ka si objekt “Blerje gazoil (Bludiesel) për automjete për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësisë së Bashkisë”, për të cilin janë vënë në dispozicion 173 milionë lekë.

 

Me këto para do të blihen 113,920  litra naftë, që sigurisht do të shkojnë kryesisht për të furnizuar makinat e drejtorëve në Shkodër.  Sakaq, shohim se ky tender pa garë fare i është dhënë firmës “Kastrati”, në pronësi të Shefet Kastratit. Në dokumente nuk flitet për asnjë kompani të skualifikuar, çka do të thotë se Kastrati ka  qenë i vetmi që ka paraqitur ofertë dhe Beci e ka pranuar menjëherë.

Ose më saktë, mund të themi që ky tender është hartuar si një marrëveshje e radhës mes tyre. Gjë të cikën e vërtetojmë edhe me tenderët më poshtë  për dy lotet e tjera.

Loti II

Në Lotin e II, Beci ka planifikuar blerje benzine sërish për stafin e tij. Bëhet fjalë për tenderin me objekt Loti i Dytë :“Blerje benzinë pa plumb për nevojat e Institucioneve të Varësisë së Bashkisë”. Sipas të dhënave të tenderit do të blihen 8,180 litra benzinë.  Kështu, vetëm për 3 muaj që kanë mbetur stafi i Becit do të shpenzojë 122.100 litra karburant. Sikur kaq të jetë maksimalja për çdo 3 mujor, për një vit Bashkia do të shpenzojë miliona për të blerë 448, 400 litra karburant vetëm për makinat e punonjësve.

Por, ajo që bie në sy është fituesi, Kemi të bëjmë sërish me procedurë antiligjore, kur fituesi është shpallur paraprakisht dhe madje i përcakton bashkisë vlerën që do të ketë kontrata.

Loti  III

Ndërkohë  Loti III ka si objekt “Blerje gazoil (Bludiesel) për kaldajën e Teatrit Migjeni” dhe kaldajat e shkollave te arsimit 9-vjecar dhe te mesëm”. Më në fund Beci është kujtuar të  bëjë një investim të mirë, të sigurojë lëndë ngrohëse për shkollat në  Shkodër.

Vëmë re që për këtë lot vlera është më e ulët mbi 50 milionë lekë dhe nuk ka asnjë plan afatgjatë edhe për shkollat e tjera, pasi të gjithë e dimë që Shkodra është një qytet i ftohtë.  Gjithsesi parashikohet që të blihet  vetëm 36 mijë litra lëndë djegëse për të gjithë këto institucione. Dhe me sa duket ky lot i tretë është futur për të mbuluar abuzimin që behet me karburant nga Bashkia.

Lexo edhe: Benet Beci i dhuron 972 MLN lekë Luan Kaprit, tenderi për pastrimin e 4 fshatrave të Shkodrës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet beciblerje naftekastartimakina per stafin

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
“Komandanti” i Biden sulmon një tjetër efektiv të shërbimit sekret

"Komandanti" i Biden sulmon një tjetër efektiv të shërbimit sekret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlamentin, duke u betuar se gjoja...

Lexo më shumë
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

13:00 - 25/02/26
Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26
Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com