GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj kthen ligjin për “Inspektimet”: Ndryshimi i disa neneve ndikon në 68 ligje të tjera duke sjellë konfuzion

14:46 - 14/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj kthen ligjin për “Inspektimet”: Ndryshimi i disa neneve ndikon në 68 ligje të tjera duke sjellë konfuzion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ndryshuar “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Në analizën e bërë ndryshimeve në ligj, presidenti Begaj sqaron se  nenet 58-125 të ndryshuara të ligjit për “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, synojnë të ndryshojnë 68 ligje të tjera, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre dispozita zbatuese të inspektimit.

Sipas Begajt kjo sjell paqartësi dhe parregullsi duke rrezikuar të rrisë konfuzionin e insektareve por edhe të kuadrit normativ.

Presidenti shton se ndryshimi i 68 ligjeve që preken nga ndryshimet e ligjit për “Inspektimet” nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit, nuk ka konsultim publik për to dhe nuk ka një analizë të kostos financiare dhe deklarim nga qeveria që pranon mbulimin e kostove financiare për secilin prej tyre.

“Për ligjzbatuesit e aktit bëhet i vështirë identifikimi i aktit ndryshues kur titulli i ligjit nuk reflekton ndryshimin. Në rastin konkret, kjo vështirësi vjen e shumëfishuar, për shkak se ndryshimi prek 68 akte të paidentifikuara nga titulli i ligjit. Përditësimi i ligjeve të fushës nga institucionet e shumta që preken nga modifikimet e shkaktuara nga ky ligj mund të mos bëhet në mënyrë uniforme për shkak të kësaj paqartësie dhe parregullsie. Ndryshimet e mundshme ligjore eventuale rrezikojnë të rrisin konfuzionin e kuadrit normativ.  Miratimi i një kuadri të ri ligjor të inspektimit p.sh. do të kërkonte shfuqizimin e ligjit nr. 99/2024, por bashkë me të do të shfuqizoheshin edhe dispozitat ndryshuese që janë bërë pjesë e tij në mënyrë të parregullt. Në të kundërt, shfuqizimi vetëm i dispozitave që kanë lidhje me inspektimin, do të mbante në këmbë dispozitat ndryshuese të ligjeve të tjera nën titullin çorientues “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Ky bashkim mekanik i disa ligjeve me natyra dhe objekt të ndryshëm në një ligj të vetëm shkakton potencialisht konfuzion, mbjell paqartësi, sjell pasiguri, komplikon dhe vështirëson zbatueshmërinë e ligjit. Të gjitha këto elemente, janë objekt i pashmangshëm vlerësimi në procedurën e kontrollit të kushtetutshmërisë që kryen Presidenti i Republikës, sepse kanë lidhje me parimin e shtetit ligjor, i cili është parimi bazë i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në analizën e presidentit Begaj.

Lidhur me 57 nenet e ndryshuara që lidhen me mënyrën e organizmit të inspektorateve për të mos patur mbivendosje kompetencash si dhe mënyrën e rekrutimit të inspektorëve, presidenti shprehet se nuk ndikojnë në parimet kushtuese dhe se garantohet pavarësia funksionale e inspektorateve.

“Nga pikëpamja ligjore, për pjesën e parë të dispozitave të parashikuara vlerësojmë se në tërësinë e çështjeve që rregullohen dhe që ndryshojnë mënyrën e organizimit të inspektorateve, ngritjen e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, si dhe konsolidimin e proceseve të inspektimit pa mbivendosje kompetencash, mund të garantohet pavarësia funksionale e inspektorateve dhe rritja e profesionalizmit të trupave inspektuese, duke përmbushur kështu qëllimin e miratimit të këtij kuadri ligjor. Thënë kjo, për nga përmbajtja, nenet 1-57 nuk bien në kundërshtim me parimet e sanksionuara në dispozitat kushtetuese”, thuhet në arsyet e Presidencës.

Etiketa: Bajram Begaj

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Para
Ukraina nis 120 mijë trupa në kufi, Zelensky paralajmëron Rusinë: Tani jemi më të fortë!

Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Lexo më shumë
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com