GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bëhu e dashura ime”/ Përndiqte policen e martuar, arrestohet pas sherrit me burrin e efektives – Dosja

15:10 - 12/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
“Bëhu e dashura ime”/ Përndiqte policen e martuar, arrestohet pas sherrit me burrin e efektives – Dosja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punonjëse e policisë ka denoncuar se ka rënë pre e përndjekjes në mënyrë të përsëritur nga një person, i cili është vënë në pranga nga kolegët e efektives për tu liruar më pas nga gjykata.

Rasti ka ndodhur në Kavajë në fund të Gushtit dhe hetimet kanë nisur pas kallëzimit të efektives, bërë më 26 Gusht.

“Gijotina” ka siguruar dosjen e rastit, ku saktësohet se kallëzimi është bërë pasi Leonard Hoxha është paraqitur në komisariatin e Kavajës ku punonte denoncuesja dhe më vonë gjatë ditës është përfshirë në një konflikt fizik me bashkëshortin e saj.

Punonjësja e Policisë ka dëshmuar se ky është një rast i përsëritur.

Dëshmia e polices

Në kallëzimin e kryer nga efektivja, ajo ka deklaruar se Leonard Hoxha, po atë ditë (26.08.2024), rreth orës 10.20 min, ka shkuar në vendin e saj të punës, më konkretisht tek Zyrat e Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ky i fundit, sipas saj, e ka parë “në mënyrë provokative”. Më tej, ajo ka shtuar se nga frika prej tij nuk ka ditur si të veprojë, ka njoftuar një kolege të saj duke i thënë se “ai është këtu” dhe është larguar nga zyra ku po punonte dhe është futur në komisariat pasi ka pasur frikë dhe ka qenë e shqetësuar “pasi pa që ai erdhi aty”.

Më pas, ky shtetas ka dalë nga zyrat.

“Në vijim, rreth orës 16.10 min, pasi ka mbaruar punë, është larguar për në shtëpi duke marrë me vete edhe një kolegë punë për ta shoqëruar duke qenë se ka pasur frikë. Në vijim ka shkuar në shtëpi, ka bërë disa punë dhe më pas ka dalë me bashkëshortin e saj dhe kur kanë shkuar afër shtëpisë kanë parë shtetasin Leonard Hoxha i cili ka qenë në kafe e po shikonte nga ata dhe më pas bashkëshorti i saj në rrethana që ajo nuk i mban mend është konfliktuar me të”, thuhet në dosjen e prokurorisë së Durrësit.

“Më pas është njoftuar policia që ka ardhur dhe e ka shoqëruar. Ajo ka shtuar se shtetasi Leonard Hoxha e ka shqetësuar e terrorizuar në mënyrë të vazhdueshme duke e përndjekur prej muajsh me qëllim që ajo të bëhet e dashura e tij, por ajo ka refuzuar duke i kërkuar që ta lejë të qetë. Edhe më parë, më datë 22.08.2024, ai e ka përndjekur duke i shkuar nga pas në punë dhe në shtëpi dhe ajo ka bërë kallëzim për të cilin ai është arrestuar, por që më pas është liruar”, thuhet më tej në dosjen e depozituar në gjykatë.

Dëshmia e bashkëshortit

Akuza ka administruar edhe dëshminë e bashkëshortit të efektives si person që ka dijeni për veprën penale.

Ky i fundit ka deklaruar se “në datën 26.08.2023 ka qenë në makinën e tij së bashku me bashkëshorten kur në një lokal pranë Mbikalimit të Kollcakve kanë parë që ishte ulur shtetasi Leonard Hoxha me të cilin kanë patur një konflikt dhe për të cilin kanë bërë kallëzim. Kur ka kthyer kokën ka parë që ky shtetas e ka parë me inat, dhe se bashkëshortja e tij u zverdh. Ka ndaluar mjetin dhe i ka thënë ‘pse me sheh me inat’, kurse ai i është përgjigjur se ‘pse zbrite, do e shofësh se çfarë do të bëj, se me ke hapur probleme’”.

“Në vijim i është afruar dhe janë konfliktuar fizikisht duke u goditur dhe më pas shtetasi Leonard Hoxha është qetësuar duke i thënë se nuk kam gjë me ty dhe familjen tënde, por kam dashur të krijoj një raport shoqëror me bashkëshorten tuaj. Në vijim ka ardhur policia që e ka marr për ta shoqëruar për në komisariat”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Ai shtoi se me këtë shtetas nuk ka pasur probleme deri në kohën që ka marr vesh se ai përndiqte, dhunonte prej vitesh bashkëshorten e tij”, citohet më tej bashkëshorti i efektives.

Dëshmia e të akuzuarit

I pyetur në cilësinë e personit nën hetim, Leonard Hoxha ka deklaruar se ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje e duke lozur tavëll me shtetasin G.G., kur gjatë pasdites ka kaluar në rrugë efektivja me bashkëshortin. Sipas tij, ky i fundit zbriti nga makina dhe pa i folur është afruar dhe e ka goditur me grusht dhe me shkelma. “Nga goditjet ai ka shenja në këmbën e majtë. Më pas ky shtetas i ka folur duke i thënë se e ka hak. Ai nuk e ka goditur por, është mbrojtur. Ka qënë efektivja që ka marr në telefon policinë”, thuhet më tej në dosje.

Në këto kushte, nga ana e policisë gjyqësore është arrestuar në flagrancë Leonard Hoxha si i dyshuar veprën penale “Përndjekje”.

Lirimi nga gjykata

Pas arrestimit, prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për të akuzuarin për veprën penale të përndjekjes.

Mbrojtja e të akuzuarit kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke i kërkuar gjykatës të marrë parasysh “gjendjen e tij familjare e sociale, se ka fëmijë të mitur, ka vështirësi ekonomike, ka rrezikshmëri të ulët, nuk ka rrezik largimi, etj”.

Në arsyetimin e saj, gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se i akuzuari ka konsumuar veprën penale të “Përndjekjes”, që dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Më tej, gjykata rëndon pozitën e të akuzuarit kur argumenton se “kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë”.

Në fund, gjyqtarja Kostandina Kuro caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Hoxhën, për të cilin gjatë gjykimit u zbulua se është i martuar dhe më dy fëmijë.

Etiketa: Gjykata e DurresitKryesore1Perndjekjepolicia e KavajesProkuroria e Durresit

Lajme të lidhura

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe
Aktualitet

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë
Aktualitet

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari
Aktualitet

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25
Para
Zgjedhja e Presidentit të ri ‘përçan’ Berishën dhe Metën: Firmosi dekret jashtë vendit

Berisha u mor i pandehur nga SPAK për dosjen "Partizani", reagon për herë parë Meta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe
Aktualitet

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me...

Lexo më shumë
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

14:45 - 27/12/25
Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

14:30 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com