GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Edhe Bejko ka ofertën e tij për transport publik falas

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Bejko ka ofertën e tij për transport publik falas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Alibeajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko në një takim me banorë në zonën e Kinostudios, foli për programin e PD-së për transportin publik. Bejko tha se do të ofrojnë një transport publik të aksesueshëm për të gjithë qytetarët duke mundësuar lëvizjen falas për të gjithë kategoritë që nuk kanë mundësi financiare, duke nisur nga pensionistët, studentët, të papunët, njerëz me aftësi ndryshe dhe ish-të përndjekurit politikë.

Bejko premtoi biletë elektronike, që do të jetë e vlefshme për 1 javë, 1 muaj ose edhe vjetore. Kjo risi, tha Bejko, do të eliminojë radhët e gjata për t’u pajisur me abone, pasi qytetarët do të mund t’i blejnë ato online.

“Erion Veliaj ka katërfishuar-pesëfishuar taksat e qytetarëve, ne do t’i përgjysmojmë. Ka krijuar kaos në trafikun urban, se nuk ushtron kontroll ndaj kompanisë që e ka marrë këtë koncesion. Pse nuk ushtron kontroll? Ne dyshojmë se ka korrupsion, por të mos kishte korrupsion do ushtronte kontroll, do ta kontrollonte me sistem elektronik që nga zyrat e bashkisë. Sistemin urban të transportit të qytetarëve do e kishte bërë siç e ka gjithë bota me një sistem elektronik, ku qytetarët s’do rrinin në radhë për një abone, as pensionistët, as të papunët. Do të kishin një biletë që do u mundësonte qytetarëve të lëviznin me biletë javore, mujore dhe vjetore. Ne këtë do të bëjmë”, tha ai.

Bejko tha se do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, të cilat do të jenë me parking mbi dhe nëntokësor. Ai u shpreh se kjo do të ulë trafikun në Tiranë, pasi qytetarët që vijnë nga qytete të tjerë, do të parkojnë mjetet në këto qendra dhe do të shkojnë drejt qendrës së Tiranës me linjat e transportit urban ose me autobusë ekspres. Qytetarët që do të parkojnë mjetin në këto qendra, do paguajnë një biletë me vlerë 2 euro, e cila më pas do të jetë e vlefshme për të lëvizur në linjat e transportit urban gjatë gjithë ditës në Tiranë.

“Ne propozojmë që në hyrje të Tiranës në të gjitha arteriet kryesore, në rrugët kryesore, që vijojnë nga rrugët që vijnë në drejtim të Tiranës nga e gjithë Shqipëria, krahu i rrugës së Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Arbrit e kështu me radhë do ndërtohen 5 parkime mbi dhe nëntokësor të mëdha, do të shërbejnë për parkimin e mjeteve që vijnë nga rrethet. Aty qytetarët do kenë mundësi të marrin transportin publik, kush të dojë mund të ecë me autobusë urban, të tjerët do të kenë alternativë edhe autobusë ekspres, të cilët do ta sjellin pa ndalesë nga periferia në qendër, dhe nga qendra në periferinë tjetër të Tiranës, me dy ndalesa, siç e ka gjithë bota”, tha Bejko.

Etiketa: BejkoKinostudio

Lajme të lidhura

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
Aktualitet

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26
Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

14:11 - 15/10/26
Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju
Aktualitet

Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju

14:01 - 15/10/26
Para
Bayern do rikthejë trajnerin e përzënë nga Nagelsmann

Bayern do rikthejë trajnerin e përzënë nga Nagelsmann

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse
Aktualitet

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

15:48 - 15/10/26

Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me një tjetër incident, ku kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse është përfshirë...

Lexo më shumë
Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

15:15 - 15/10/26
Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26
Sulmohet banka në qendër të Tiranës

Sulmohet banka në qendër të Tiranës

14:50 - 15/10/26
Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

14:30 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com