GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi pasi dha 24 MLD lekë pa garë, i qeth edhe 500 MLN lekë rrugës prej floriri

12:35 - 20/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nuk përmbahet duke lëshuar qindra miliona lekë për shërbime të shtrenjta. Këto ditë i është vënë me vrull abuzimeve për aksin Elbasan – Qafë- Thanë.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nuk përmbahet duke lëshuar qindra miliona lekë për shërbime të shtrenjta. Këto ditë i është vënë me vrull abuzimeve për aksin Elbasan – Qafë- Thanë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nuk përmbahet duke lëshuar qindra miliona lekë për shërbime të shtrenjta. Këto ditë i është vënë me vrull abuzimeve për aksin Elbasan – Qafë- Thanë.

Rruga prej floriri

Kujtojmë se më 5 qershor 2023 është publikuar finalizimi i prokurimit me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe – Thanë (Faza II)”. Për këtë tender janë lënë në dispozicion 24 miliardë lekë dhe fituesi do ketë mundësi të vjelë para për 2 vite rresht. Sigurisht u sulën të gjithë ujqërit e tenderëve pasi bëhet fjalë për vetëm 3.8 km rrugë.

Ju kujtoni se ky segment do të shtrohet me flori dhe sinjalistika do të jetë me diamante! Janw mbi 6 miliardë lekë investime për 1 km! Megjithëse tenderi shpallet për zgjerim, projekti nuk shton asnjë centimetër në gjerësinë e rrugës që aktualisht është në standardet e rrugës interurbane 10.25 m.

Ky segment rrugor prej 3840 m nis në fshatin Mirakë dhe përfundon 600 m para urës së Murrashit, duke kaluar në një aks të ri. Devijimi nga aksi ekzistues bëhet për të plotësuar parametrat teknike të kategorisë B, por në pjesën fundore të segmentit është ruajtur e paprekur rruga ekzistuese. Pra, mos prisni që Berberi të ndërtojë autostradë, por thjesht do ta lërë rrugën siç është dhe do vërë ca vizime të reja. Kryeministrit do t’i çojnë një video për në Facebook dhe ja ‘rruga e re”!

Projekti ka edhe një paralajmërim të errët mbi fatin e këtyre parave të derdhura lumë anës Shkumbinit.

Sipas dokumentit të mësipërm, Nuk do të hidhet asfalto beton, madje nuk të ndërtohen rrugët sekondare. Po për çfarë dreqin harxhohen këto 24 miliardë lekë?! Pyetja është retorike. Theksojmë se tenderi është dhënë pa garë dhe është shënuar me “Flamur të kuq” nga monitoruesi Open Data. Kjo shenjë vendoset për shkak të riskut të lartë të korrupsionit për fondin e prokuruar nga Evis Berberi.

Dy ofertat më ekonomike u skualifikuan dhe u pranua më e shtrenjta. Fitues i këtij fondi të madh u shpall bashkimi i kompanive “4 A-M & ARKONSTUDIO & ELMAZAJ KONSTRUKSION & AGRI

CONTRUCTION”. Pronarët e tyre respektivisht Ardit Metaliaj, Shkëlqim Elmazaj, Petrit Patushi fituan super tenderin me ofertën: 2,424,620,747.00 lekë, që e paska joshur Berberin. Oferta është mbi 3 miliardë lekë më e shtrenjtë se të tjerat. Të shohim se si do ta justifikojë këtë Berberi para KLSH-së dhe SPAK-ut.

Supervizioni që kushton sa qimet e kokës        

Pasi dha këto miliarda lekë, Berberi po planifikon një tjetër shpenzim në emër të kësaj rruge. Tani do të hidhen edhe 500 milionë lekë të tjera për studiot që do të mbikëqyrin punimet. Konkretisht, në listën e projekteve të parashikuara për prokurim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar dy tenderë me objekt “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe – Thane (Faza III)” dhe tjetri është për fazën IV.  Pavarësisht hapësirës dhe terrenit të ndryshëm, për secilin parashikohet të shpenzohen 250 milionë lekë.

Të dy tenderët janë publikuar më datë 19 shtator 2023 dhe pritet që të zhvillohen në dhjetor. Kështu viti 2024 do të nisë me një dhuratë të majme për ndonjë nga miqtë e Berberit.

Ndërkohë duhet të shtojmë se këto fonde janë vetëm një pjesë e “investimit” që po kryhet për këtë rrugë. Në muajin qershor 2023, përveç 24 miliardë lekëshit për zgjerimin e rrugës, u dhanë edhe 200 milionë lekë të tjera për supervizmin e punimeve në fazën  II. Kështu për të gjitha fazat fondi sa vjen e shtohet.

Për supervizionin e fazës II fitoi pa garë oferta më e shtrenjtë e paraqitur nga operatorët TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “HE & SK 11”.

Aferat e drejtorit Evis Berberi

Berberi është mësuar që të menaxhojë abuzime të mëdha duke postuar sipër fonde në llogaritë e oligarkëve.

Në vitin e shkuar, plasi skandali i ARRSH-së me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruksionin e aksit 19 kilometër të gjatë Maliq-Lozhan në Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit.

Ishin 4 kompani që bënë ofertën më të mirë duke ofruar më pak para për ta bërë këtë rrugë, por ARRSH-ja e Evis Berberit i skualifikoi, duke përdorur një sërë justifikimesh.

Gjithashtu, në fund të muajit maj 2022, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës është shpallur fituese kompania e vetme e paraqitur “2T” sh.p.k.

Në pronësi të Dritan Troskit dhe Artan Dakos me një vlerë prej hiç më pak se 99.9% e fondit limit. Haptazi, ky tender futet në kategorinë e atyre që shënohen me “Flamur të kuq” për shkak të korrupsionit.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me lotin 8 të segmentit “Kardhiq-Delvinë”, ku është shpallur fituese kompania “GENER 2”, me 99.7% të fondit limit, në vlerën e 12 milionë eurove.

Ky drejtor nuk shqetësohet më as t’i rregullojë letrat e tenderëve, por u ka hyrë me kokë abuzimeve, kështu që SPAK-u nuk do të lodhet të mbushë dosjen e tij për në burg.

Lexo edhe: Sherri për tenderin 860 MLN lekë, Berberi pajton nipin e Sadri Abazit me Salillarin

Etiketa: abuzimEvis Berberiperfitimerruga elbasan qafe thanesupervizkm punimesjtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
FSHF do të sjellë për herë të parë në tetor programin e UEFA-s për licencën “Coach Educators”

FSHF do të sjellë për herë të parë në tetor programin e UEFA-s për licencën “Coach Educators”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com