GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Auditim total 12 viteve të qeverisë Rama, do zbulojmë ku kanë shkuar 64 miliardë Euro

13:26 - 16/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Auditim total 12 viteve të qeverisë Rama, do zbulojmë ku kanë shkuar 64 miliardë Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke iu përgjigjur interesit të panelistëve në prezantimin e programit ekonomik të PD, u shpreh se, Shqipëria është një vend me mundësi shumë të mëdha..

Në fjalën e tij, ai u shpreh se, me të ardhur në pushtet qeverisja e PD, do të bëjë një auditim të plotë të 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë euro nga buxhetet e qeverisë.

Fjala

Së pari ne qëndrojmë në garantimin e lirive të individit, iniciativës së tij të lirë, fuqizimin e individit dhe familjes.

Ne do të bëjmë gjithçka që të proporcionojmë peshën, barrën fiskale me mundësitë reale. Ne besojmë se, paratë në xhepat e qytetarëve janë më të dobishëm se në kontot e qeverisë.

Ky parim i proklamuar nga Ronald Regan dhe mundet dhe të tjerë para tij, është dhe do të mbetet parim udhëheqës për ne.

Ne besojmë se qeveria është problemi, dhe duke pasur parasysh këtë, ne do të bëjmë gjithçka që qeveria të mos jetë problemi i biznesit dhe qytetarëve. I biznesit në radhë të parë.

Por nëse ju shtroni ekonominë e sotme, kjo bazohet në dy shtylla, në ndërtimin dhe turizmin.

Por turizmi në Shqipëri për qytetarët në tërësi është një zhvillim ndëshkues.

Pse është ndëshkues?

Ky turizëm ju kushton qytetarëve shqiptarë me investimet që bëhen me taksat e tyre për resortet turistike, 230 euro për qytetar. Ndërkohë në arkën e tyre, taksa nga turizmi mblidhen gjithsej 8 mln euro TVSH. Pse kjo? Sepse netët e fjetjes në Shqipëri, për 10 mln turistë, janë 6 mln net fjetje, në Mal të Zi për 6 mln turistë janë 16.8 mln net fjetje.

Ndërkohë çdo vit nga buxheti i shtetit po të marrësh investimet 430 mln euro investohet për infrastrukturën e investitorëve strategjikë, që nuk paguajnë për 10 vite taksa.

Marrim sektorin tjetër të ndërtimit.

Tirana, normale duhet të jetë ëndërra e të gjithë shqiptarëve për një jetë të mirë, për tu bërë të shquar, për të dhënë kontributin e tyre në kryeqytetin e vendit. Por këtu nuk ka një njeri me një rrogë, i ri jo e jo, por edhe të tjerë që të mund të ëndërrojë të blejë një apartament. Shumë më lirë e blen në Bruksel, Vien dhe në qytete të tjera jashtë, se sa mund ta blesh në Tiranë.

Sigurisht ndërtimi do të ketë vendin e vetë, por qeveria do të presë me gërshërët e ligjit kanalet e narkotrafikut, narkoeurove. Sepse vërtetë këto japin kulla, por japin kulla të ndaluara për qytetarët.

Do të bëjmë gjithçka për të nxitur prodhimin, sipërmarrjen e vogël, për të nxitur startupet dhe teknologjitë e avancuara. Dixhitalizimin e thellë, bitcoin, blachain, duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë.

Sot ju e dini, bitcoin lidhet vetëm me emrin e Amant Josifit dhe Edi Ramës. jo më, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori, çdo qytetari. Natyrisht të garantuara dhe rregulluara me ligj.

Unë do të them një gjë. Kam punuar gjithë jetën për ëndërrat e mia, që janë projektet, ëndërrat e ditës.

Unë nuk u shpall ato kurrë, po ta di se nuk realizohen dhe unë kam besim të plotë me ekspertë të shkëlqyer që kemi, me të tjerë që janë të gatshëm që na bashkohen.

Se këto natyrisht janë idera, por natyrisht që do t’i kontretizojmë dhe do të bëhen realitet shpejt.

Unë i garantoj shqiptarët se ndryshimi i këtij vendi, do të jetë i atij niveli që ndofta edhe nuk e marrin me mend. Ky është vend me potenciale të jashtëzakonshme.

Do të bëjmë një audit të plotë, por mos harrojmë ne jemi një partie e qeverive të vogla.

Kur u larguam lamë një administratë prej 87 mijë punonjësish, sot është një mamuth prej 220 mijë punonjës, e tëra  kjo mbi shpatullat e biznesit shqiptar, e biznesmenëve shqiptarë.

Do të bëhet një kontroll i plotë.

Por një gjë dua të theksoj, të jem i sinqertë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kontrolle jashtëzakonisht të përgjegjshme. Në një presion të jashtëzakonshëm, por ata njerëz guximtar, kanë arritur të identifikojnë me dokumente abuzim minimumi aq sa është i gjithë fondi i pensioneve në 1 vit buxhet.

Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.

Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë.

Sigurisht që do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë.

Enver Hoxha që ta dinë shqiptarët, 35 % të buxhetit të shtetit e shndërronte ne bunkerë e tunele. Edi Rama zhduk pa nam e nishan mbi 30 % të buxhetit të shtetit. Zhduk, sipas akteve të KLSH-së. Kështu që auditi është kusht i domosdoshëm.

Në luftën kundër informalitetit ulja e taksave është një incentivë shumë e mirë për biznesin dhe ne e kemi faktuar këtë se, ndikon shumë mirë në formalizimin e ekonomisë.

Etiketa: auditimberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset menjëherë me banorët

Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset menjëherë me banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com