GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi skandale të mëdha korrupsioni brenda Partisë Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për përfshirje në pazare të dyshimta me tendera milionësh.

Berisha tha se tenderët me vlerë mbi 200 milionë euro për tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës po favorizohen në mënyrë të paligjshme, përmes pazareve të fshehta dhe influencave në Ankara.

Kreu i PD zbardhi gjithashtu detaje nga një mbledhje e brendshme e grupit parlamentar të PS-së, ku Rama i ka bërë me dije se Balluku do të mbajë drejtimin e qarkut të Tiranës, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe që do e marrë me vete në çdo situatë politike.

Berisha theksoi se kjo është një betejë politike, por gjithashtu një akuzë serioze për përfshirje në korrupsion dhe keqpërdorim pushteti.

“Shqiptarët panë me dokumente se si Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazaret më të ndyra në kurriz të tyre, me tendera që shkojnë 200 milionë euro në tunelin e Llogarasë, pa respektuar asnjë nen të ligjeve të këtij vendi.

Se si gjithçka vendoset në vizitat e tyre në Ankara, në takim me kompani.

Dhe se si e njëjta kompani, që përdoret për tunelin e Llogarasë, përdoret për aeroportin e Vlorës për të njëjtat qëllime, të njëjtat mekanizma.
Në çdo vend të botës, kryeministri jep dorëheqjen para një skandali të tillë.

Cili është qëndrimi i Edi Ramës ndaj këtyre superskandaleve?

Tunelit të Llogarasë, në të cilin kompania që ofroi 130 milionë euro, iu dështua tenderi për ta fituar kompania turke me 180 milionë euro, për të shtuar 50 milionë.
Dhe nuk janë 50 milionë, janë absolutisht 90 milionë, sepse vetëm urat që nuk i ka ndërtuar janë në preventiv dhe tender 20 milionë.

Me një fjalë, në total tuneli shkon 230 milionë. Por një gjë është, tunelin, Lubia e ka kontraktuar, siç thotë, me urdhër të Edi Ramës.
Dhe e vërteta, u them dy gjëra tani.

E vërtetë është se kjo i ka bërë të qartë Edi Ramës se do ta marrë me vete në qoftë se e lëshon. Dhe tani unë do t’u informoj ju për mbledhjen top-sekret që u zhvillua në selinë e PS.

Në atë mbledhje, janë mbledhur deputetët dhe drejtuesit për Tiranën. Në atë mbledhje Edi Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut të Tiranës do jetë Lubi Balluku.

Dhe se Skapi i partisë ka sulmuar Partinë Socialiste dhe ka sulmuar Edi Ramën se aty nuk qëndron dhe se të gjithë problemin e kanë tek unë. E kanë tek ai.
Prandaj Belinda është vetë pafajësia, beteja që na bëhet është politike dhe ju vazhdoni punën duke pasur Belindën në krye, Lubinë në krye për Tiranën. – tha Berisha.

Etiketa: BallukuberishaRama

Lajme të lidhura

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë
Aktualitet

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

13:36 - 06/09/26
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla
Aktualitet

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:18 - 06/09/26
Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës
Aktualitet

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

12:48 - 06/09/26
Para
Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Realit  Kylian Mbappe është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle dhe franceze pas humbjes befasuese 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betisit. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho u mposht të premten në mbrëmje, me golin e Troy Parrott në minutën e 81-të që i dha Betisit një fitore të rëndësishme.  Për Real Madridin, mundësia më e madhe për të shmangur humbjen erdhi në minutat shtesë, por Mbappe dështoi të shndërronte në gol një penallti. Sulmuesi francez pati një mbrëmje për t’u harruar, ndërsa paraqitja e tij u cilësua si e dobët dhe egoiste nga disa prej mediave evropiane. Penalltia e humbur në minutën e tretë të kohës shtesë ishte momenti që përmblodhi më së miri mbrëmjen zhgënjyese të Mbappes. Real Madridi protestoi duke pretenduar se penalltia duhej të përsëritej për shkak të një ndërhyrjeje të parakohshme në zonë nga Marc Bartra, por vendimi mbeti në fuqi. Me humbjen ndaj Betisit, Real Madridi shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë pikë, ndërsa Mbappe tashmë përballet me presionin e mediave për të reaguar në ndeshjet e ardhshme.
Sport

14:21 - 06/09/26

Kylian Mbappe është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle dhe franceze pas humbjes befasuese 1-0 të Real Madridit...

Lexo më shumë
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

13:36 - 06/09/26
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:18 - 06/09/26
Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

12:48 - 06/09/26
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

12:38 - 06/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com