GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet Berisha-Basha, Rama: Në mes janë afera të thella, janë 2 copa e 7 çika

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS kryeson bindshëm, Berisha ‘mposht’ Bashën/ Ja rezultatet deri në orën 06:00
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme në Opinion se nuk i ka ndjekur fare zhvillimet në Kuvend.

Rama tha se është njohur nga mediat mbi situatën që ka ndodhur sot në Kuvend, ku deputetë të opozitës kanë bllokuar Parlamentin dhe nuk kanë lejuar mazhorancën që të zhvillojnë seancën.

“Kuvendin e menaxhon Kryetarja e Kuvendit, është edhe ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, dhe besoj se ato kanë bërë gjënë e duhur”, tha Rama.

I pyetur nëse PS do t’ia japë shumicës së PD-së, shumicës së Grupit Parlamentar, bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rama tha se këto zhvillime në PD janë një botë tjetër, që nuk ka lidhje me atë Botën që unë njoh në Shqipëri.

“Këta deputetë nuk përfaqësojnë ato mijëra njerëz që kanë votuar për opozitën. Unë nuk e di se kush është sot Partia Demokratike, pasi politikisht janë më shumë se dy copa dhe më shumë se 7 cika”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nuk është ai që vlerëson apo injoron se kush është shumica, kush përfaqëson shumicën në PD.

“Unë përfaqësoj shqiptarët si Kryeministër, e vetmja gjë që nuk përfaqësoj votuesit e opozitës, është salla e Kuvendit. Këtë nuk e zgjidh dot unë, janë ato që kanë mandatuar si deputetë që duhet ti përfaqësojnë”, tha Rama.

Ai tha se Sali Berisha përfaqëson Botën tjetër dhe s’ka lidhje fare me Botën që përfaqësojmë ne. “Problemi me opozitën nuk është se çfarë bëjmë ne, se çfarë bëjnë njerëzit. Problemi është se ajo shumatorja e ndarë në copa e cika janë pjesë e një çorbe interesash të konfliktuara”, tha Rama.

Ai tha se opozita është e përçarë për shkak të aferave të thella, dikur të përbashkëta.

“Opozita vijon në monopatet e tyre, ne kemi rrugën tonë. Nuk kemi nevojë fare as ti përçajmë ne, as të bëjmë koalicione as me Botën tjetër as me Lulzim Bashën”, tha Rama, duke theksuar se të dy i përkasin një Bote që s’ka lidhje me atë që flet ai.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura
Aktualitet

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

12:14 - 19/11/26
Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet
Aktualitet

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

12:06 - 19/11/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!

11:36 - 19/11/26
Para
Thirrje në kor për Shehin, tifozët e Partizanit “thumbojnë” Tiranën

Thirrje në kor për Shehin, tifozët e Partizanit “thumbojnë” Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura
Aktualitet

Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura

12:14 - 19/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po kundërshton shfuqizimin e ligjit për zonat...

Lexo më shumë
Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

12:06 - 19/11/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!

11:36 - 19/11/26
Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26
Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal

11:01 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com