GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Basha u shkarkua nga 44 mijë demokratë, 10 mijë më shumë sesa është votuar pro tij

21:58 - 27/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gafa e Berishës, harron që është live: Ta përsëris mesazhin dhe një herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për mediat, deklaroi se Lulzim Basha u shkarkua nga 44 mijë demokratë. Ai e cilësoi qesharak Kuvendin e thirrur nga Basha ku deklaroi se kërkoi që 2 mijë delegatët që kishte mbledhur t’ua shiste për 5 mijë shqiptarëve.

“Ka pasur vetëm një kuvend, ai që u zhvillua në 11 dhjetor, pasi firmosën mbi 5000 delegatë. Pastaj, u mblodh një anti-kuvend, në një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e pluralizmit. Lulzim “Brava” tregoi se çfarë aktesh mund të ndërmarrë për karrigen e tij. Ai u shiti shqiptarëve 2000 “delegatë” për 5004 delegatë. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia njerëzore. Një gazetar i numëroi karriget që ishin më pak se 2000. Ky ishte anti-kuvendi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, vazhdoi me heqje bravash, që e ka pasur ves të keq që kur ka qenë kryetar bashkie. Kuvendi i datës 11 dhjetor është dhe do të mbetet më historiku, pasi u mblodh me firmën e delegatëve, pasi kishin tmerr nga anëtarësia e partisë” – deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, kundër Bashës votuan mbi 10 mijë persona më shumë sesa është votuar 3 muaj më parë pro tij.

“Kundër Lulzim Bashës votuan mbi 10 000 persona më shumë sesa është votuar 3 muaj më parë pro tij. Kështu që, Basha është vetëm deputet tani. Cilido gazetar apo demokrat dhe kushdo tjetër që kërkon të verifikojë, do t’i ketë disponibël 44 000 votat, të gjitha listat me emër, mbiemër dhe kartë identiteti. Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme” – është shprehur Berisha.

Sipas Berishës, “lideri që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen. Asnjëherë nuk duhet udhëhequr me mendimin që nuk kemi më të mirë sesa ai që kemi. Lulzim Basha ka njohur vetëm një fitore në jetën e tij,  ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës fitore, arkitekt i së cilës ka qenë Partia Demokratike”.

Etiketa: DemokratetSali Berishashkarkua

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Do takonte dajën dhe do ikte në Itali, detajet rrëqethëse të viktimave në Rrugën e Kombit

Do takonte dajën dhe do ikte në Itali, detajet rrëqethëse të viktimave në Rrugën e Kombit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com