GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare

15:45 - 16/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Çojmë në Kushtetuese dekretin për “Diellën” dhe komisionet parlamentare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin për ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella” si dhe ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit.

Kështu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e cilësoi si “një akt të pashembullt” dekretin e Presidentit.

“Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të Presidentit të Republikës, i cili dekreton ministër virtual, inekzistent, duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Akt i pashembullt. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka”, tha Berisha.

Berisha u shpreh gjithashtu se ndryshimet e komisioneve parlamentare ishin krejtësisht të panevojshme dhe se shtojnë shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë. Sipas Berishës, mazhoranca kishte vetëm një qëllim, që opozitës t’i hiqej Komisioni i Integrimit.

“Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur Rregullorja e Parlamentit. Kushtetuta dhe Rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1-javor, minimal.

Dhe këta e bënë në një afat 1-ditor. Përveç kësaj, Kushtetuta përcakton se asnjë nen, asnjë ligj me efekte financiare nuk mund të votohet pa u miratuar paraprakisht në Këshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 në 11 komisione pa diskutim që shton shpenzimet për taksapaguesit shqiptarë dhe është krejtësisht i panevojshëm, kishte vetëm një qëllim, vetëm një qëllim që t’i hiqej opozitës Komisioni i Integrimit”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, sa i përket procesit të integrimit, “mazhoranca është vite drite larg plotësimit të kritereve në çdo fushë, dhe këtu ata nuk mund t’ia linin opozitës të thoshte të vërtetat, qoftë Brukselit, qoftë komunitetit ndërkombëtar”.

Etiketa: berishadiellaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shpall gjendjen e emergjencës dhe vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com