GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e qeverisë, por sipas tij ato nuk po hetohen. Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati akuzoi drejtësinë se funksionon nën ndikimin e Edi Ramës, ndërkohë që përmendi edhe dosjen e Arubës.

Berisha u shpreh më tej se pas rënies së komunizmit në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, u krijuan organizata të shumta të shoqërisë civile, të cilat Kryedemokrati cilësoi si të orientimit ekstrem të majtë.  Sipas tij, këto organizata përbëjnë kërcënim për demokracinë dhe paqen, duke i akuzuar se janë të gatshme të ndërmarrin veprime antikushtetuese dhe antiligjore për motive ideologjike.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Pyetje: Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një kabllogram për ambasadat amerikane ku kërkon informacione për organizatat e majta ekstreme. Gjithashtu janë bërë ftesa për 60 zyrtarë të lartë për një takim në SHBA në lidhje me këtë rrymë të majtë ekstreme. Si e komentoni ju?

Sali Berisha: Unë jam i bindur, dhe kam qenë i bindur, se ekstremizmi i majtë është një nga rreziqet më madhore të kohës. E kam theksuar edhe radhën e fundit ose të parafundit, kam treguar rastin se gjatë kohës në diktaturë komuniste, Enver Hoxha u nda nga të gjitha vendet ish-komuniste se i quajti ato revizioniste. Dhe këtu në Shqipëri na vinin njëri pas tjetrit delegacione të ekstremizmit të majtë, partive marksiste-leniniste. Këto vinin dhe mbanin fjalime, më kujtohet sesi na thoshin se lirinë që keni ju, nuk e ka kush në botë, se meksikanët apo amerikanët apo belgët apo francezët duhet të frymëzohen nga ju. Po këto ishin një numër i kufizuar partisë marksiste-leniniste që kishin epiqendër Pekinin dhe pastaj Tiranën.

Në fakt disa prej tyre kishin dhe lëvizje të armatosura guerile. Mirëpo pas rënies së Perdes së Hekurt, me financimet e George Soros në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në dhjetëra e dhjetëra vende të botës, u krijuan me qindra mijëra organizata të ashtuquajtura të shoqërisë civile, që të gjitha ekstrem i majtë. Dhe ato si në Shqipëri dhe kudo që janë, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për demokracinë, paqen në këto vende.

Këto organizata në çdo kohë janë të gatshme për motive ideologjike të ndërmarrin aksione dhe veprime antikushtetuese, antiligjore. Këto organizata kontrollojnë median në shumicë, censurojnë, përdorin censurën. Përdorin llogari të rreme, përdorin hienat. Po lexoja para tre ditësh një analizë të një gazete, e cila në tërësi nuk është dashamirëse ndaj Partisë Demokratike, por tregonte sesi kampionë të hienave anonime kundër Sali Berishës ishin shërbëtorët e Edi Ramës, Mjero dhe Bolino, me emra të ndryshëm e të tjerë e të tjerë. Pra në tërësi ekstremizmi i majtë përbën një rrezik serioz për shoqëritë e lira dhe vlerat e demokracisë.

Etiketa: berishaekstremizmi

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com