GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Felo-Prokuroria lehtësoi Rrajat e partisë nga akuzat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Dhuna e Rrajëve kundër qytetarëve ka emrin e Edi Ramës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi sot dokumentin e ndryshimit të akuzës për pjesëtarë të fisit Rraja që dhunuan dy kushërinj nga fisi Maja, ngjarje që tronditi opinion publik dhe që u pasua me shkarkimin e Bledi Çucit si ministër i Brendshëm dhe shkrirjen e komisariatit të Krujës.

Akuza e re të Prokurorisë së Tiranës ndaj personave të përfshirë në aktet e dhunës klasifikohet si “plagosje e lehtë me dashje”.

Berisha shkruan se ‘Prokuroria Felaj’, dhunën e ushtruar nga fisi Rraja e konsideron plagosje të lehtë dhe jo krim. Ai e ka quajtur vendimin si skandal dhe krim.

“Skandal!

Për Prokurorinë Felaj thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja, është plagosje e lehtë!

E rëndë jo e jo, po as e mesme! Skandal! Krim, “Felo-Prokurori”!

Këtu më poshtë gjeni dokumentin e sotëm të “Felo-Prokurorisë” së Tiranës!”, shkruan Berisha.

Prokuroria ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur më 6 korrik të këtij viti në Krujë ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Mbi këta persona fillimisht ka rënduar akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Në reagimin e prokurorisë sqarohet se si janë gjetur plagë në lëkurën e kokës së Jashar Majës dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe trupit, shkaktuar me mjete të forta.

Si pasojë personi në fjalë ka humbur aftësinë për punë, për 9 ditë.

Ndërkohë Bilbil Majës i kanë thyer kockat si dhe i kanë shkaktuar plagë në kokë e trup. Edhe ai ka humbur aftësinë për punë për të paktën 9 ditë. Në të dyja rastet, siç thotë prokuroria, nuk është rrezikuar jeta e dy personave.

“Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal”, sqaron prokuroria.

Mbi anëtarët e fisit Rraja që kanë pasur në duar dhe armë rëndon edhe akuza e kanosjes.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

Etiketa: berishafelo-prokuroriaKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Para
Ka “zhdukur” Luizin nga Insta, Efi: Kjo histori po më hap…

Ka “zhdukur” Luizin nga Insta, Efi: Kjo histori po më hap…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com