GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha flet për revolucion, fton Bashën në Kuvendin e PD më 11 dhjetor

19:46 - 15/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha flet për revolucion, fton Bashën në Kuvendin e PD më 11 dhjetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën për media të mbajtur sot ish-kryeministri Sali Berisha ftoi kreun e PD, Lulzim Basha që të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, ose në të kundërt e përjashton veten nga Kuvendi.

Deklarata e Berishës vjen pasi Basha i propozoi Kryesisë 18 dhjetorin si datën për mbajtjen e Kuvendit. 

“Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese. Ndaj i them Edi Ramës hiq dorë, se do hysh në histori njësoj si daja yt që kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke. Mos ju shërbe me pengje e stërpengje, idealet e demokratëve nuk mund ti mposhte askush, kurse peng-kryetarit nuk kam ndonjë mesazh të veçante sepse ai komandohet nga pengmarrësi, por i them më 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ky Kuvend ka meritën historike, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë edhe më gjerë, nuk e thërret përfaqësia, e thërret anëtarësia. Ndaj cilido që hyn në atë Kuvend hyn strikt si anëtar i barabartë me të gjithë të tjerët.

Sikundër e njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë e tij deri në rivendosjen e plotë të pluralizmit politik në Shqipëri. Mos mendo Edvin se duke vjedhur data do mund ti dalësh përpara këtij Kuvendi. T’i keni të qarta gjërat ky është revolucion paqësor, askush nuk mund të luaj me të. Qëllimi makabër politik i peng-marrësit dhe pengut është që ti vjedhin Kuvendit dhe rendin e ditës. U vini gishtin kokës u them të dyve, se ata që kanë vënë firmën nuk do pranojnë kurrë që njeri në botë t’iu ndryshojë edhe një gërme nga axhenda.

Frika është e juaja, ju keni frikë dhe tmerr, se u keni kaq shumë borxhe këtyre qytetarëve, u keni bërë kaq të liga sa keni humbur arsyen dhe silleni në këtë mënyrë. Kuvendi i demokratëve që e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë do shndërroj PD-në në forcë vigane dhe forcën e fitores. Emrat e tyre që firmosën do skaliten, theksoj edhe njëherë, në muret e kohës, si emrat e qytetarëve që rivendosën pluralizmin politik dhe përmbysën narko-shtetin” – tha Berisha.

Berisha i bëri thirrje Bashës dhe Ramës që ‘ti vënë gishtin kokës”, duke paralajmëruar se firmëtarët nuk do të lejojnë të ndryshohet asnjë gërmë nga agjenda e Kuvendit.

“Revolucioni paqësor i dhjetëra-mijëra demokratëve do merret me pengmarrësin dhe pengun, asgjë nuk mund ta ndalë. Basha duhet të vijë më datën 11 në Kuvend. Në qoftë se nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendi, jo nga partia, por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik paqësor” – shtoi ish-kryeministri.

Etiketa: KuvendiLulzim BasharevolucionSali Berisha

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
UEFA me vëzhgues special për ndeshjen Shqipëri-Andorra

UEFA me vëzhgues special për ndeshjen Shqipëri-Andorra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com