GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha jashtë grupit, Nishani: Basha veproi si skuth

11:43 - 10/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha jashtë grupit, Nishani: Basha veproi si skuth
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar listës se politikanëve që kanë qëndruar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PD.

Nishani shkruan në Facebook se “Basha ka vepruar si një skuth”, duke përjashtuar nga PD themeluesin historik të saj.

“Lulzim Basha ka vepruar si një skuth! Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti.  Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimmarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike!”

Sipas tij, ky është një dhunim i demokracisë, ndërsa e cilësoi Bashën si peng të kryeministrit Rama.

“Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik. Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë!

Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjësimit të Partisë Demokratike, asgjësimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjësimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashëgimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe. Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike!”, tha Nishani.

Etiketa: Bujar NishaniLulzim BashaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash
Breaking Views

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar
Breaking Views

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
Para
Emërimi i Lindita Nikollës, Basha urdhër të prerë: Asnjë votë pro

Emërimi i Lindita Nikollës, Basha urdhër të prerë: Asnjë votë pro

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com