GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ministrja Koçiu lau duart

13:26 - 08/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ministrja Koçiu lau duart
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” pas ngjarjes tragjike ku një gjykatës u vra brenda sallës së gjyqit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ai deklaroi se “narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij”, duke e cilësuar aktin si një pasojë direkte e dështimit institucional.

Sipas kreut demokrat, vendimi i qeverisë i datës 8 korrik 2020, i cili anuloi një vendim të mëparshëm të vitit 2010 që ngarkonte Policinë e Shtetit me sigurinë e gjykatave, ka lënë institucionet të pambrojtura.

“Edi Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit,” tha ai, duke akuzuar se mbrojtja e institucioneve të drejtësisë i është dhënë strukturave joformale dhe pa përgjegjësi ligjore.

“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë! Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.

Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror. Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit. Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen,” tha Berisha.

Etiketa: berishagyqtariKryesore1

Lajme të lidhura

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

14:00 - 23/03/26
“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh
Aktualitet

“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh

13:34 - 23/03/26
Para
Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë
Breaking Views

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

16:05 - 23/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=1CdQa5A-PRY&t=9s “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe i ofertës me vlerë më të ulët”- Pas këtij alarmi...

Lexo më shumë
Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

15:28 - 23/03/26
Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit

15:03 - 23/03/26
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

14:00 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com