GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Librazhd: Rama u mori qytetarëve një rrogë me bordet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Librazhd: Rama u mori qytetarëve një rrogë me bordet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në Librazhd ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shefki Çota. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sot Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Ai u shpreh se shqiptarët kanë humbur një rrogë në vit për të paguar kostot e rritje së çmimeve.

Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha duke shtuar se në disa aspekte e ka kaluar edhe vetë atë duke detyruar popullin shqiptar të largohet nga vendi.

“Sot ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon. Në vitin 2013 ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato rriteshin vit pas viti dhe rritej shpresa. Sot vetëm nga rritja e çmimeve në një vit çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë.

Ka shpenzuar sipas ekonomistëve të pavarur 430 mijë lekë ushqime më shumë. Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë. A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e trembëdhjetë? U mori dhe rrogën e 12-të me bordet e tij. Të mbështesësh me 14 Maj përfaqësuesin e Edi Ramës mbështet Edi Ramën. Mbështet varfërinë. Çdo qytetar me integritet voton për veten e tij. Ne qytetarët më shumë se çdo komb tjetër e dimë çfarë do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë.

Sot cili është ai që mund të thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij? Në disa aspekte më shumë se vetë Enver Hoxha. Edi Rama nuk ka skuadrat e pushkatimit dhe kampet e përqendrimit. Por Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek.

Po i përzë vetëm sepse e di që nuk e votojnë. Ky njeri që ka të gjitha pushtete si u soll me ju? Së pari 2-fishoi taksat e biznesit”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Librazhd

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
‘Më ndoqi me çekiç e më tha do të vras’, çfarë thotë Rama?

‘Më ndoqi me çekiç e më tha do të vras’, çfarë thotë Rama?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com