GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në listën e zezë të Britanisë? Kadilli: Për korrupsionin, çdo demokrat e ndjen veten viktimë

19:16 - 21/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi Kombëtar i PD, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Mbretëria e Bashkuar ka bërë me dije se ka futur në listën “non-grata” një sërë zyrtarësh, mes tyre edhe shqiptarë, por pa përmendur emra. Sigurisht ky lajm ka sjellë reagime të shumta në politikën shqiptare dhe jo vetm. Këtë çështje e ka komentuar anëtari i Rithemelimit, Fatbardh Kadilli. Gjatë një interviste televizive ai u pyet nëse ekziston mundësia që në këtë listë të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe çfarë do ndodhte më pas. Por, Kadilli tha se shpallja ‘non- grata’ e Sali Berishës edhe nga Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë efekt të madh. Ndërsa tha se, PD po e kalon goditjen që mori nga ndodhitë e fundit.

“Nuk kemi pse e lidhim me Berishën. Është për një grup njerëzish, është qëndrim zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar që i ngjan qëndrimit të SHBA. Kjo është një qasje e re, kohët e fundit përdoret si instrument, mund të përdoret nesër edhe nga BE për politikanët. Përsa kohë nuk kemi konfirmim, nuk e dimë kush është.

Nëse parimisht çdo demokrat shprehet kundër korrupsionit, kur vjen puna tek Berisha, çdo demokrat e ndjen veten viktimë bashkë me Berishën. Nëse flasim për korrupsion, kemi qeverinë. Një qeveri e akuzuar për korrupsion me ministra në burg, shohim që shënjestra të jetë diku tjetër. Ky lloj çbalancimi e ka ndikuar jo për mirë në klimën brenda PD. Nuk ka prodhuar një projekt politik që kapërcen PD vetveten. Nuk pres që kjo të sjellë ndryshim. Kur nuk pati në momentin e parë, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh as në momentin e dytë. Zhvillimet e PD prekin Shqipërinë, jo thjesht çfarë bëjnë ndërkombëtarët“, tha Kadilli.

Ndër të tjera, Kadilli nuk la pa thënë kritikat e tij për Bashën e Berishën. Sipas tij, opozita nuk arriti të krijonte një alternativë përballë pushtetit as kur ishte bashkë, as tani kur janë ndarë.

“Çështjen non- grata nuk e kam përdorur asnjëherë si levë politike. Siç kam pasur kritika për Bashën dhe kam për Berishën është se PD ka nevojë për projekt të ri politik. Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit“, tha Kadilli.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall ‘non- grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen.

Etiketa: BritaniFatbardh Kadillilista e zezenon grataSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë merr “OK” në Kosovë, ja sa mln euro pritet t’i kushtojë Shqipërisë

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë merr "OK" në Kosovë, ja sa mln euro pritet t'i kushtojë Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Lexo më shumë
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com