GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në SPAK, Lubonja: Ja çfarë nuk shkon në deklaratat e Berishës

18:37 - 23/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Banda është partia-shtet, Fatos Tushe bishti i saj”/ Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Lubonja: Show për të fshehur krimet e mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot pasi u mor në pyetje nga SPAK se kishte parë prokurorë të terrorizuar dhe një grup kriminal. Analisti Fatos Lubonja nga studio e News24 ka komentuar deklaratat e kreut demokrat, i cili tha se kishte gjetur në zyrat e SPAK njerëz të terrorizuar. Por sipas Lubonjës ka një nonsens në deklaratat e ish-Kryeministrit, pasi ai në njërën anë i quan prokurorët grup kriminal, pastaj të terrorizuar.

“E para që bie në sy është që gjeta një grup kriminal, por pastaj edhe të terrorizuar. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe, grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë sipas tij, dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë. Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll. Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”, tha Lubonja.

Ish-Kryeministri në reagimin e tij tha se masat ndaj tij janë staliniste, por Lubonja mendon se deklarata të tilla janë të tepruara.

“Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”, shtoi Lubonja.

Gjithashtu analisti kopmentoi edhe deklaratën e Berishës, i cili me ironi u shpreh se në një karrige në SPAK gjeta Ramën dhe tjetrën Mcgonigal

“Na kanë shitur një reformë në drejtësi sikur është bërë për të qenë e pavarur, siç tregojnë gjithë këto ngjarje, arrestime në një krah dhe heshtja për çështje të tjera si Mcgonigal. Dje e vërtetoi edhe Zëri i Amerikës se është bërë një krim shumë i madh. Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një procesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët. Uotergejtit ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë. Mbetet e hapur për interpretim ajo thënia e Berishës”, tha Lubonja.

Etiketa: berishaLubonjaSpak

Lajme të lidhura

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Para
Plas në Itali, arbitri rrëfen skandalet në Seria A/ Dëshmia e veçantë

Plas në Itali, arbitri rrëfen skandalet në Seria A/ Dëshmia e veçantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com