GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha paralajmëron protesta: Do jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha paralajmëron protesta: Do jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por përparësi në këtë periudhë do ketë mbrojtja e votës.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.

Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.

Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces. Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë. Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo!

Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune. Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve. Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.

Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë. Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës,” tha Berisha.

I pyetur për aleancën me Ilir Metën, Berisha tha se ky koalicion shpëtoi opozitarizmin në vend.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. Mos e harro këto. U fitua Tirana dhe u fituan zgjedhjet.

Por ky koalicion, nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, të interesit kombëtar, është shumë interesante. Cili është aspekti interesant? Në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që e emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar dhe më antidemokratik në historinë e një vendi.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në vend. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk u shitën, nuk shitën të drejtën e votimit, nuk u trembën, nuk u frikësuan, por u qëndruan besnikë idealeve të tyre dhe votuan opozitën. Këtu duhet të shohësh përpjekjen e shqiptarëve për të pasur opozitë ky vend.

Unë kam kuptuar se jam duke analizuar qëndrimet e medieve, se ju e dini se unë kam vlerësimin më maksimal ndaj medias në vetvete, por unë gjej se mediat janë viktimë e radhës e regjimit në kuptimin e verbimit të syve të mendjes.

Se unë po të isha gazetar, nga mëngjesi deri në darkë, do të transmetoja dhe do të flisja për zarfin. Zarfi është simbol i poshtërimit të shqiptarëve. Nëse zarfi shkoi për blerjen e një vote, 50 mijë lekë, imagjino sa shkojnë për blerjen e një studioje. Ndaj unë ftoj shqiptarët të shohin dhe vlerësojnë faktin që përpara kësaj përpjekje të shëmtuar për të asgjësuar opozitën në zgjedhje, ne dolëm nga kjo betejë me opozitë që kërkohej të shkatërrohej,” tha Berisha.

Etiketa: berishaprotesta

Lajme të lidhura

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Aktualitet

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
Para
VIDEO/ Parandaluan në Elbasan një vrasje, policia jep detaje mbi autorin

VIDEO/ Parandaluan në Elbasan një vrasje, policia jep detaje mbi autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com