GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për Ramën: Mbeti në mëshirën e Elisës, shqiptarët e përçmuan

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kryehajduti Rama për dy orë bërtiste se vetëm unë jam i pastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Parttisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës ku mbahet në “arrest shtëpie” ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama sot në Athinë.
Teksa ka falënderuar qytetarët për qëndresën dhe protestat, Berisha tha se Rama sot nuk u përshëndet nga asnjë qytetar shqiptar që jeton e punon në Greqi, por mbeti vetëm në përshendetjen e Elisa Spiropalit.

Miqtë e mi!
Në kulmin e betejës tonë për çlirimin e bashkisë së Tiranës, për marshin e pandalshëm drejt qeverisë teknike, Edi Rama zgjodhi të mbulojë me propagandën e tij koprolalike, me organizimin e një takimi me emigracionin tonë në Athinë.
Miq!
Sonte dua të ndjeheni më krenarë se kurrë me veten tuaj, protestën tuaj.
Dua të ndjeheni më krenarë se sonte u faktua në mënyrë përfundimtare se zëri i protestës tuaj, kauza e drejtë e protestës tuaj ka prekur mendjen dhe zemrat e mbarë emigracionit shqiptar në Greqi dhe kudo në botë.
U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shoën e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij.
Por çfarë ndodhi?
Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali.
Miq!
Ky refuzim, ky përçmim me heshtje të plotë, ky qëndrim përbuzës për të mos i dhënë një përshëndetje minimale, dëshmon se zëri juaj dëgjohet çdo natë. Dëshmon se Edi Rama është më i përçmuari, udhëheqës, kryeministër i Ballkanit, Europës dhe më gjerë.
Tu biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj., e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë; faleminderit që erdhe, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit, por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh.
Edi Rama të rezervuan përshëndetjen që meriton, armiku i tyre. Të lanë në mëshirën e Elisës të të thotë dy fjalë ngushëlluese.
Ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit
Breaking Views

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale
Breaking Views

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Para
VIDEO/ Juventus ‘harron’ të fitojë në Serie A, barazon edhe ndaj Salernitanës

VIDEO/ Juventus ‘harron’ të fitojë në Serie A, barazon edhe ndaj Salernitanës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë
Breaking Views

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

20:28 - 11/10/26

Tifozët e Manchester Cityt brohoritën "Nuk jemi ketu", pasi Erling Haaland hapi serinë e rezultatit, me babanë e tij Alf-Inge...

Lexo më shumë
Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

18:26 - 11/10/26
Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com