GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet e tij sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se PD ka përfunduar procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së strukturave të saj, duke e cilësuar këtë si ndryshimin më të thellë që nga themelimi i partisë.

Berisha deklaroi se forumet e reja drejtuese sjellin një përfaqësim më të madh të të rinjve, grave dhe diasporës, duke theksuar se shumica e drejtuesve të rinj janë zgjedhur për herë të parë.

Kreu i demokratëve tha se ky proces synon të ndryshojë jo vetëm përbërjen numerike të partisë, por edhe mënyrën e përfaqësimit brenda saj, duke e paraqitur si një hap për përgatitjen e PD-së për sfidat e ardhshme politike. Berisha u ndal edhe te roli i diasporës në strukturat e reja të partisë, duke deklaruar se për herë të parë është institucionalizuar përfaqësimi i saj në nivelet drejtuese.

“Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.

Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht. Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj.
Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti.
Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja.

U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat. Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.
Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë. Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit.

Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet.  Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces.
Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD.
Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen.
Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës.
Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur.
Përpjekje të tjera do bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë.
Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishme janë shënuar dhe të tjera do vijnë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishariperteritje

Lajme të lidhura

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës! Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve
Aktualitet

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës! Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve

13:23 - 18/07/26
Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

13:20 - 18/07/26
“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së
Aktualitet

“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së

12:44 - 18/07/26
Para
“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së

“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës! Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve
Aktualitet

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës! Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve

13:23 - 18/07/26

Protesta popullore hyn sot në ditën e 49-të të rezistencës së saj për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e klasës...

Lexo më shumë
Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

13:20 - 18/07/26
Nuk ka më dyshime në Francë, Zidane bëhet gati të marrë drejtimin e “Gjelave”

Nuk ka më dyshime në Francë, Zidane bëhet gati të marrë drejtimin e “Gjelave”

13:00 - 18/07/26
“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së

“Raporti i KE-së damkosi Ramën”, Berisha: Lubi Balluku është bërë tashmë çështje e BE-së

12:44 - 18/07/26
Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj

12:30 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com