GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale u ndal te skandalet e bujshme të qeverisë “Rama”, si “Balluku” apo “AKSHI”. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Balluku, Agasi, Ermal Beqiri, de facto janë padronët në krim të Edi Ramës. Sipas Berishës, Balluku është noterja e krimeve të Ramës.

Berisha: E vërteta është, dhe ua them me fakte, se personat që kontrollojnë sot totalisht Edi Ramën janë tre. Është Lubi Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Pse janë këta? Sepse të paktën minimumi 60 gjer 70% të krimeve të tyre janë të porositura nga Edi Rama.

Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se Lubi Balluku është notere ose bashkë-autore në të gjitha vjedhjet, që Edi Rama ka bërë që kur është bërë kryetar bashkie dhe atë e ka vendosur shefe kabineti, gjer sot.

Ndaj dhe do më falni, kur SPAK-u kërkoi për herë të parë arrestimin e Lubi Ballukut, e vërteta është se në prani të Ulsi Manjës dhe të famëziut Don Agaçio, Edi Rama bëri përpjekje shumë-orëshe për të bindur Lubinë që t’i jepte dorëheqjen dhe të paraqitej.

Por e vërteta është që pas asaj seance pesë orë takim, ishte Lubia që bindi Ramën të hiqte dorë, se 60% e dosjes së saj nuk ishin Balluku, por ishin Rama. Ishin dosja Rama.

Ndaj dhe, ajo që ju kam thënë ju them prapë, ata të tre e kanë në dorë.

Nuk mundet kurrë që të shkarkohet i gjithë sistemi i TIMS, me arkivën totale të kriminalitetit e të dhënat e qindra e miliona njerëzve, të eksportohej në duart e krimit dhe të mos hynte një gjemb në këmbë, sepse u bë me urdhër të padronit. Vetëm padroni mund të jepte një urdhër të tillë.

Unë e kam akuzuar në atë kohë Ballën. Por zhvillimet e mëvonshme treguan që ai ishte urdhër direkt i Edi Ramës.

Pra, në këtë kuadër është Rama ai që kontrollon SPAK-un. Nuk janë këta, asnjëri prej tyre. Por Rama, po.

Po të jap një shembull tjetër. Merr dosjen e Arubës. Çfarë është dosja e Arubës? Është takim kriminal trepalësh i trafikantëve të mëdhenj të drogës, ndërtuesve të mëdhenj shqiptarë dhe qeveritarëve shqiptarë.

Urdhër-arrestet janë lëshuar për ndërtuesit, janë lëshuar për trafikantët, dhe asnjë fjalë për qeveritarët që ishin organizatorë të mbledhjes.

Atëherë, çfarë tregon kjo? Kjo tregon kontroll absolut, dhe kjo e bën SPAK-un ortak me narkoshtetin.

Pse, thoni ju? Përkufizimi i narkoshtetit: implikimi i elitës me trafikantët është një nga hallkat më kryesore të ekzistencës së tij. Dhe këtë hallkë duhet ta fshehin tani. Po nuk fshihet.

Ajo dihet në Spanjë, ajo dihet në Berlin, ajo dihet në Bruksel, ajo dihet kudo. Veçse sa faktojnë që ata zbatojnë urdhrat e Edi Ramës.

Etiketa: berishaRamaSpak

Lajme të lidhura

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet

14:25 - 19/09/26
Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë
Aktualitet

Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë

13:54 - 19/09/26
Berisha: Edi Rama është e shkuara, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen e partisë
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është e shkuara, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen e partisë

13:23 - 19/09/26
Para
Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë

Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet

14:25 - 19/09/26

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier. Një drejtues motomjeti, i...

Lexo më shumë
Asani ka një premtim për tifozët kuqezi: Do ju bëjmë krenarë…

Trajneri Maran e la jashtë listës, Jasir Asani nuk e fsheh pakënaqësinë: Po rri urtë, më mirë të mos flas më…

14:07 - 19/09/26
Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë

Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, por do jenë vetë shqiptarët që do e largojnë

13:54 - 19/09/26
Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un

Berisha: Tre persona e kontrollojnë sot Edi Ramën, ky i fundit kontrollon totalisht SPAK-un

13:37 - 19/09/26
Berisha: Edi Rama është e shkuara, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen e partisë

Berisha: Edi Rama është e shkuara, prandaj duhet të bëjmë gjithçka për ripërtëritjen e partisë

13:23 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com