GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion personal

14:54 - 23/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion personal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të rinjve që kanë emigruar jashtë vendit të kthehen për të votuar për të larguar këtë qeveri që ka vrarë shpresën.

Nga Delvina, ai u shpreh se edhe ai po të ishte i ri do të largohej me kushtet që ata kanë vënë në universitete si asnjë shtet tjetër në botë.“Edhe unë po të isha i ri do ikja. Mesatarja e ngrenë dhe në universitet nuk shkojnë dot. Shkojnë vetëm fëmijët e të pasurve. Asnjë shtet nuk e bën këtë. Ku thotë do marr punëtorë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi se ata nuk votojnë. Ai ka frikë votën tuaj. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë? Që ata janë mirë që nuk votojnë. Kohë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në tetë vite ne”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se Rama është njeriu që shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion personal dhe tani mbjell pemë me lopatë për të mbuluar vjedhjet e tij.

“Nga viti 2005-2013 përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot e rritëm borxhin me 4.2%. Shqiptarët po ikin sepse ndihen më të varfër. Dhe varfëria të pret shpresën. Ka mbjellë një mln pemë thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Ka vjedhur për 1 mln fidane. Ka mbjellë 10mijë dhe ka vjedhur 990 mijë. Një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja. Nuk ka qeveria para. Iua merr ju me taksa dhe sot kam mbjellë 1 mln pemë.

Njeriu që shpenzon 22 mln euro avion personal me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani meqë më kanë quajtur mua sulltan, tani duhet të dukem njeri i thjeshtë, njeri i lopatës. 14 Maji janë zgjedhjet e fatit tonë sepse po t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa i vjedhur shqiptarëve. Do të ishte një vetëdënim që do i bënim vetes, Një dënim për të ardhmen e vendit, fëmijët tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 Maj. Të japim sinjalet që vjeshta të jetë fundi i tij i turpshëm. Ai fund duhet t’i vijë nga shqiptarët”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Bejko kundër Berishës: E ndau PD-në për arsye personale

Bejko kundër Berishës: E ndau PD-në për arsye personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com