GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama zgjodhi Ballën për të organizuar puçin kundër Kuvendit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama zgjodhi Ballën për të organizuar puçin kundër Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha, deklaroi nga Kuvendi, se Taulant Balla u përzgjodh si ministër i Brendshëm për të organizuar puçin ndaj Kuvendit.

“Për një Taulant Bego Yaris, taksapaguesit paguajnë sot një batalion për mbrojtjen e tij. Një person, i cili ka shok përveçse serial killerat, është shok me të gjithë vrasësit dhe trafikantët e tjerë në burgjet e Shqipërisë. Një person që mbante tre telefona të kriptuar për të komunikuar me bandat dhe tani u rri si gjel oficerëve të policisë se keni pasur telefona të kriptuar dhe heq atë që do dhe mban atë që do.

Aty është një narkotrafikant, një person i inkriminuar, që ka vetëm veten shok, të cilin Edi Rama e përzgjodhi për të vetmen meritë. Edi Rama kishte në projekt puçin dhe besoi se nëpërmjet tij dhe lidhjeve të tij me bandat, mund të mbajë puçin që ka organizuar kundër parlamentit. Marrjen e pushtetit të parlamentit, moslejimin e deputetëve për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat do e nxjerrin Edi Ramën si kryeministrin më hajdut në Europë.

Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet sepse do nxjerrin në pah se sarajet e tij të Surrelit, janë të ndërtuara të gjitha mbi bazën e ryshfetit dhe favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Sepse toka në 5 mijë metër katrorë, është marrë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Dhe ka pasur proces kundër tyre.

Se pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë, por sikur ka mbirë nga toka, natyrisht e ndërtuar nga kompani ndërtimi, që kanë përfituar nga Edi Rama tendera dhe leje ndërtimi.

Edi Rama nuk mund të pranojë kurrsesi të hetohet pasi në 2 vite me 140 udhëtimet e tij, ka grabitur nga thesari 22 milionë euro abuzime. Në udhëtimin e tij të fundit, thuhet se qëllimi kryesor ishte një takim me bosët e drogës në Dubai dhe në mënyrë të veçantë me ortakun e vëllait të tij Olsi, Amant Josifi, që ka vjedhur me call-centerat e tij mbi 2.4 miliardë euro.

Këto që shihni janë përpëlitjet e fundit të kleptokratëve, besojnë se me grusht shteti ndaj parlamentit, mund të mbajnë pushtetin e tyre.

Pra, kjo është situata. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësinë më të kontrolluar në historinë e vendit me ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, me gjykatës dhe prokurorë që veprojnë si grupe të strukturuara kriminale brenda organeve të drejtësisë, së fundmi u vërsul kundër parlamentit.

I mori kompetencat kushtetuese, de facto i mori Shqipërisë sovranitetin e brendshëm, sovranitet që ushtrohet nga qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre.

Ne jetojmë sot në një parlament të pushtuar, ku ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, ku gjykatësit dhe prokurorët kanë dhjetëfishuar badigardët. Ku çdo gjë mund të jetë, po vetëm parlament nuk është ky,” tha Berisha.

Etiketa: ballaberisha

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Para
Deputetët e opozitës hedhin tymuese, përjashtohet Flamur Noka

Deputetët e opozitës hedhin tymuese, përjashtohet Flamur Noka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com