GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha-Ramës: Nxirr autorizimin për eksportin e mbetjeve

21:11 - 24/08/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-Ramës: Nxirr autorizimin për eksportin e mbetjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha teksa ka komentuar skandalin e mbetjeve toksike, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që të nxjerrë autorizimin e eksportit të mbetjeve, pasi sipas ish-kryeministrit, nuk mund të bëhet kurrë autorizim të ministrit.

Më tej Berisha e cilësoi skandalin e mbetjeve toksike si trafik të mirëfilltë të mallrave të rrezikshme për jetën e njerzëve.

“Tani do të na thoni se, pa të shohim se do ti pranojmë apo nuk do ti pranojmë

Çdo marrëveshje me mafian që mund ti bëni ju, për ti mbytur në det ato, do të denoncohet me forcën më të madhe, dhe do të përgjigjesh para ligjit. Natyrisht këtu të mbron mercenar Dumani, por ligji ndërkombëtar nuk të fal ty.

Je përpjekur o mashtrues, trafikant i pangopur, i papërmbajtur, të mbrohesh me kontenierët, me mineralet, me metalet që eksporton Kosova.

Janë krejt tjetër, janë qindra kontejner, zink, plumb, polimetale, lëndë të tjera, të cilat njëlloj si kromi i Shqipërisë, njëlloj si nikeli i Shqipërisë, eksportohen në përputhje me çdo rregull dhe ato vetëm nëse ti për të bërë pis Kosovën si veten tënde, ua ke ndërruar siç ke ndërruar kodet, kë ndërruar dhe vendin e eksportit dhe ke vendosur Kosovën.

Dhe kjo do të dalë nëse e ke bërë dhe dënimi i dyfishtë të përket ty.

Miqtë e mi!

U deshën tre javë që të flasë Edi Rama, të përpiqet të mashtrojë.

Na e nxirr pak, ku e ke autorizimin e eksportit të mbetjeve të cilat nuk mund të eksportohen kurrë pa autorizim të ministrit.

Lexo ligjin; eksporti i mbetjeve nga Republika e Shqipërisë, i mbetjeve, pra i të gjitha llojeve, lejohet vetëm me autorizim të lëshuar nga ministri.

Ku e ke? Nxirre.

Pika 4 e nenit thotë; autorizimi i eksportit të mbetjeve është i vlefshëm vetëm për 1 vit, dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme të përshkruara në rregullore dhe pikën 6 të këtij neni, si dhe kushteve specifike në rast konkret.

Në autorizimin e eksportit të mbetjeve përcaktohet numri i dorëzimit, lloji dhe sasia e mbetjeve për të cilat lëshohet autorizimi, standardet të cilat lidhen me ambalazhimin, etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre.

Autorizimi përmban kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.

Pra, asnjë nga këto nuk ekziston sepse është trafik i mirëfilltë i yti. Njeri që nuk ngurron të angazhohesh në çdo veprimtari ilegale. Të rrezikosh jetën e qytetarëve, të shkelmosh reputacionin e Shqipërisë, vetëm e vetëm që të pasurohesh ditë e natë, duke i bërë keq çdo shqiptari, duke vjedhur çdo shqiptar, duke vjedhur e rrënuar Shqipërinë”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Milani dështon sërish, e mund Parma

Milani dështon sërish, e mund Parma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com