Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat ku shpreh qendrimin e tij për çmimin e energjisë. Sipas Berishës loja për uljen e çmimit është tallje, pasi eshtë jo efektive përball dëmit që shkaktori ngritja e çmimit në vitet e fundit.
“Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë.
Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë.
Kemi lënë çmimin 77 lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 përqind të familjeve shqiptare.
Kemi lënë çmimin e dytë me 115 lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë.
Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 lekë për kilovat/orë. Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri.
Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë.
Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro.
Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro.
Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.
Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it.
Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian.
Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin.
D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon tjetër e rriti me 118 lekë.
Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro.
Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër.
Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua.
I jep pra 280 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro.
Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë.
Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar.
Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje?
Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013″, u shpreh ai..
Berisha, prezantoi planin e partisë së tij për çmimin e energjisë elektrike
Sipas tij, me investime në infrastrukturë dhe menaxhim më të mirë të humbjeve, çmimi i energjisë mund të ulet dhe shitet më lirë për konsumatorët.
Plani i PD-së për çmimin e energjisë parashikon tri nivele:
Çmimi fillestar do të jetë 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para të konsumit.
Çmimi i dytë do të jetë 10 lekë për 400 kilovat/orët e tjera.
Për konsumatorët e luksit, që përdorin shumë energji, Berisha propozon një çmim të tretë prej të paktën 1,000 lekë për kilovat/orë.
Në këtë mënyrë, Berisha tha se çmimi për bizneset do të mbetet në nivele më të ulëta, rreth 60 lekë për kilovat/orë. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet ndër vendet me çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Europë, duke i atribuouar këtë arritje strategjisë për shndërrimin në një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme.
Discussion about this post