GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pagesat ndaj pornostares, Trump i shpëton burgut dhe gjobës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagesat ndaj pornostares, Trump i shpëton burgut dhe gjobës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është dënuar për çështjen e pagesave të Stormy Daniels, por nuk do të shkojë në burg. Këtë deklaroi gjyqtari Juan Merchan gjatë leximit të dënimit, sipas të cilit Donald Trump, është dënuar me “lirim të pakushtëzuar”.

As gjobë nuk do të vendoset për presidentin e zgjedhur. Megjithatë, dënimi njollos rekordin penal të presidentit të zgjedhur.

Sikurse ishte shprehur edhe më herët, edhe në seancën e sotme Donald Trump këmbënguli para gjykatësve se ai është i pafajshëm.

“Fakti është se unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe”, deklaroi ai.

Trump kishte mohuar edhe më herët akuzat, duke akuzuar për persekutim politik ndaj tij aleatët e presidentit demokrat Joe Biden për t’i dëmtuar fushatën.

Presidenti i zgjedhur i kërkoi Gjykatës së Lartë të SHBA-së të ndalonte dënimin e tij në këtë rast, një kërkesë shumë e pazakontë që mbështetet pjesërisht në vendimin e gjykatës vitin e kaluar për t’i dhënë atij imunitet të gjerë nga ndjekja penale. Një ditë më parë gjykata e lartë hodhi poshtë kërkesën urgjente të Trump për të shtyrë dënimin.

Seanca e sotme e dënimit, vjen ndërsa Trump përgatitet për mandatin e tij të dytë në detyrën e presidentit të SHBA-së.

Në maj, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së i dënuar ndonjëherë për një krim kur një juri e shpalli atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të mbuluar një skandal seksual të mundshëm përpara fitores së tij të parë presidenciale në 2016.

Etiketa: Donald TrumpSHBA

Lajme të lidhura

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
Barcelona në krizë, nxjerr në shitje dollapin e Messit

Barcelona në krizë, nxjerr në shitje dollapin e Messit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

12:38 - 07/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pasi gjendja e saj...

Lexo më shumë
Deputetja austriake: Të rinjtë po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit duhet të japin llogari

Deputetja austriake: Të rinjtë po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit duhet të japin llogari

12:16 - 07/11/26
Pas Vuçiçit në Serbi, a mund të jetë Shqipëria vendi i radhës në Ballkan që rrëzon udhëheqësin e saj?

Pas Vuçiçit në Serbi, a mund të jetë Shqipëria vendi i radhës në Ballkan që rrëzon udhëheqësin e saj?

12:00 - 07/11/26
Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

11:49 - 07/11/26
Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku

Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku

11:35 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com