GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha sërish blof, zbulohet deklarata publike e Bashës ku denoncon Suel Çelën

16:40 - 27/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sërish blof, zbulohet deklarata publike e Bashës ku denoncon Suel Çelën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndër akuzat që ka adresuar ndaj kreut të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Basha nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Suel Çelës, një prej personat e shpallur në kërkim në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë kjo rezulton të jetë një deklaratë e pasaktë e ish-liderit të PD, pasi në një hulumtim të deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës është zbuluar një deklaratë e tij që ka denoncuar pikërisht Suel Çelën në vitin 2015, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Në këtë deklaratë, Basha është ka thënë se Suel Çela është një nga njerëzit më të rëndësishëm të krimit të organizuar në Elbasan dhe ai ka qenë vazhdimisht në krye të bandave të grabitjes së votave për llogari të Qazim Sejdinit e Edi Ramës.

“Ditë për ditë, orë për orë degët e PD kanë monitoruar, vëzhguar dhe dokumentuar në 10 buletine elektorale shkeljet e Policisë së Shtetit dhe incidentet me banda që policia nuk ka vepruar për t’i dokumentuar, për t’i ndaluar apo për t’i ndjekur penalisht, siç është rasti i mbrëmshëm i Elbasanit, të cilin e verifikova vetë ku katër persona të armatosur drejtuar nga Suel Çela, bandit i mirënjohur i sjellë enkas nga Britania e Madhe, nga oktapodi i Elbasanit Qazim Sejdini, terrorizoi një lagje të tërë banorësh romë me persona të armatosur me kallashnikovë, siç tregojnë qartë dëshmitë e shpërndarë edhe për media, që besoj se do t’i transmetoni në kronikën e lajmeve në vijim. Policia e Elbasanit refuzon t’i ndalojë, nga inicialet asnjë nga personat që kanë bërë këtë akt makabër natën e mbrëmshme nuk është ndaluar. Pra, personat që terrorizojnë qytetarët dhe aktivistët e opozitës vazhdojnë të lëvizin nën hundën e policisë” – është shprehur ndër të tjera Lulzim Basha më 19 qershor 2015.

Kujtojmë se në disa takime të mbajtura me demokratët, edhe në “Foltoren” e djeshme në Kurbin, ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar liderin e PD-së se nuk e ka denoncuar kurrë Suel Çelën publikisht. Akuzat për Suel Çelën kanë filluar që në momentin kur Partia Demokratike para disa javësh, kishte marrë informacione se Çela kishte bërë presion ndaj anëtarëve të PD-së në Elbasan, duke i detyruar për të firmosur formularët për mbledhjen e Kuvendit, të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Etiketa: blofdeklarataKryesore1publikeSali BerishaSuel Cela

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Moti i keq shkakton dëmtime të rrjetit elektrik, lëndohen dy elektricistë

Moti i keq shkakton dëmtime të rrjetit elektrik, lëndohen dy elektricistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com