GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha shkaktar që Shqipëria nuk është në BE”, Basha: Nuk ka referendum, ka një PD

19:06 - 18/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Berisha shkaktar që Shqipëria nuk është në BE”, Basha: Nuk ka referendum, ka një PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk e njeh referendumin e mbajtur sot nga Sali Berisha për shkarkimin e tij. Në një komunikim për gazetarët nga selia blu, Basha u shpreh se sot kishte vetëm një aktivitet në PD dhe ky ishte Kuvendi Kombëtar.

Ai gjithashtu tha se Berisha është shkaktari që Shqipëria nuk u fut në Bashkimin Europian që në vitin 1996.

“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur për Shqipërinë. Në vitin 1996, ne vumë në lëvizje diçka që solli si përfundim jo vetëm largimin e Partisë Demokratike nga pushteti. Mund të kishim qenë vend anëtarë i Bashkimit Europian, mund të kishim qenë vendi i parë në të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përgjegjësi për këtë kanë në radhë të parë ata që për interesin e tij personal, Sali Berisha, President i vendit atëherë, pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm nga SHBA-të.

E sotmja, tregoi qartë vullnetin e demokratëve, Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet tona të së kaluarës duke përfshirë siç e thashë, atë që vuri në lëvizje pastaj një revansh 8-vjeçarë mbi Shqipërinë, mbi demokracinë, mbi Partinë Demokratike dhe mbi të gjithë shqiptarët që e ndaloi, atë që në fakt do të ishte sot Shqipëria anëtare e në Bashkimin Europian, po gabimet e të kaluarës në veçanti kur përsëriten në mënyrë tragjikomike, nuk do ta marrin më peng Partinë Demokratike dhe demokratët. Sot ka pasur vetëm një aktivitet të Partisë Demokratike dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve” – tha Basha.

I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot. Më tej ai tha se asnjë nuk është në dijeni nëse ata janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe se disa anëtarë që kanë shkuar andej, Basha u bën thirrje që t’i bashkohen institucioneve.

“Nuk ka referendum, nuk ka Komitet Rithemelimi. Ka një Parti Demokratike dhe një Kuvend Kombëtar që sapo mori vendimet e tij. Ju nuk keni asnjë informacion që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ndërsa unë e di që ka disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilëve iu bëj thirrje që t’i bashkohen vendimeve të institucioneve të Partisë Demokratike që janë zgjedhur me votën e anëtarëve të Partisë Demokratike” – u shpreh Basha.

Etiketa: BEKryesore1Lulzim BashaPDReferendumSali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Para
Ndreu: “Lojtarët nuk e kuptuan se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje”

Ndreu: “Lojtarët nuk e kuptuan se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com