GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Mercenar, pa miratimin e Ramës nuk hetohen mbetjet toksike

14:20 - 22/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e Berishës, Dumani: Nuk jam peng i askujt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka reaguar ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni në lidhje me çështjen e trafikut të lëndëve toksike jashtë Shqipërisë.

Berisha e quan Altin Dumanin mercenar, ndërsa shkruan se këtij grupi të strukturuar kriminal, siç e quan ai SPAK-un, nuk i lejohet të hetojë asnjë çështje të lidhur me ministra dhe Edi Ramën pa miratimin e këtij të fundit.

“Për mercenarin Dumani çdo krim që lidhet me Ramën është krim intelektual dhe nuk mund të sqarohet! Të dashur miq, mbarë opinioni publik është i tronditur nga lajmet e trafikut qeveritar të lëndëve toksike nga Shqipëria. Por kjo nuk është e vërtetë për mercenar Dumanin dhe “Skrapin” e Partisë vetëm e vetëm se këtij grupi të strukturuar kriminal nuk i lejohet të hetojë asnjë çështje të lidhur me ministra dhe Edi Ramën pa miratimin e këtij të fundit.

Heshtja para këtij krimi të rëndë kombëtar dhe ndërkombëtar për të cilin ligjet e vendit bëjnë përgjegjës direkt tre ministra është një akt-akuzë e rëndë e bashkëpunimit të “Skrapit” me qëndrimet antiligjore në krime të rënda. Trafiku ilegal i mbetjeve të rrezikshme është para së gjithash përgjegjësi: Së pari, për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfarëdolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Së dyti, Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.

Së treti, Ministria e Energjetikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.

Përveç veprës së rëndë penale mjedisore dhe trafiku ilegal lëndësh toksike, për të cilën ka përgjegjësi direkte ligjore dhe Shërbimi Informativ në rast se nuk ka njoftuar, kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të përsëritur të organizuar nga një organizatë kriminale me shumë pjesëmarrës qeveritarë dhe jo qeveritarë, por mercenar Dumani dhe “skrapi i partisë” nuk mund të hetojnë pa urdhër të Edi Ramës”, shkruan Berisha.

Etiketa: Nuredin DumaniSali Berisha

Lajme të lidhura

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

14:00 - 23/03/26
“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh
Aktualitet

“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh

13:34 - 23/03/26
Para
Urdhër-arresti ndaj Putinit, Vuçiç i shqetësuar

Vuçiç i qahet Rusisë për Kosovën: Po hapin urën e Ibrit me dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start
Breaking Views

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start

17:11 - 23/03/26

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin për sfidën e parë play off me Poloninë. Sylvinho ka thuajse të gjithë grupin...

Lexo më shumë
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

16:58 - 23/03/26
Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

16:05 - 23/03/26
Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur

15:28 - 23/03/26
Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit

15:03 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com