GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale!

20:52 - 03/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Arben Ndoka u njoftua që të arratisej, ndodhet në Dubai!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve, kundër arrestimit politik të tij,  u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Berisha është shprehur se Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.

Pjesë nga fjala:

Miqtë e mi, sot fjalimi im para jush ka vetëm një fjalë: protestë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Sot në emër tuaj u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit

Sot thirrja e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari, e çdo qytetari që e do këtë vend, vend të denjë dhe jo të mposhtur nga mafia e drogës, jo të sunduar nga mafia e drgoës, është një dhe vetëm një, të bashkohemi në protestë, në protestë dhe vetëm në protestë.

Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja.

Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona.

U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni.

Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale. Të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj.

Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona.

U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet.

Çlironi Shqipërinë nga narkoshteti që po i bën gjëmën kombit dhe vendit. Emrit, nderit dhe dinjitetit shqiptar!

U bëj thirrje të gjithë punonjësve, të cilët nuk ndajnë me zyrtarët e narkoshtetit moralin e tyre, të ngrihen kudo që janë, të bashkohen në mënyrë që të bjerë sa më shpejt kjo ngrehinë mizore e shëmtuar që është vendosur mbi shqiptarët, e Edi Ramës dhe kriminelëve të tjerë.

Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.

Narkosi, ai që në rast se ju kujtohet, 8 vite më parë, 9 vite më parë, unë e thërrisja si Noriega e Shqipërisë në parlament dhe kudo, vazhdon të qeverisë, vazhdon betejën për shkatërrimin e opozitës.

Po ja ku jemi sot në shesh të mejdanit, përballemi me të me të gjitha mjetet gjer në fitoren tonë.

 

Etiketa: berishaKryesore1mafia

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
VIDEO/ Predha e Asanit nga goditja e dënimit, Shqipëria shënon golin e dytë

VIDEO/ Predha e Asanit nga goditja e dënimit, Shqipëria shënon golin e dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26

Mbrëmja e djeshme në Champions League dhuroi 4 gola dhe shumë emocione, aty ku kulmoi fitorja e Bayern Munuch kundër...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com