GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mesnatën e së premtes, disa mbështetës të opozitës, të cilët janë dërguar në ambientet e Spitalit të Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se dy të rinj kanë pësuar dëmtime serioze në kokë. Sipas tij, edhe një protestues tjetër është goditur nga pas në kokë dhe ka rënë pa ndjenja në mes të rrugës, duke pësuar kontuzion cerebral.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar, e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze.

Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do t’i bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor. Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja”, tha ai.

Berisha deklaroi gjithashtu se ndaj deputetit Luçiano Boçi është qëlluar me bombol gazi, e cila sipas tij i ka shkaktuar djegie në dorë, të cilat ai i cilësoi mbi shkallën e dytë.

Kreu i demokratëve theksoi se protesta ka qenë paqësore, ndërsa kërkoi ndëshkim për ata që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

“Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Prodo meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje”, tha Berisha nga Trauma.

Sali Berisha: Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar, e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do t’i bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor.

Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja.

Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë.

Kanë qenë policë, ata janë rrugeqër që ne do ti identifikojmë dhe i garantoj se do të përballen me pasoja shumë serioze. Sepse disa prej tyre i kemi identifikuar dhe kanë ardhur edhe rreth selisë dhe ua bëra të qartë që, hodhën bomba tymuese dhe gazi në seli, por këta kanë qëndruar edhe mbrapa për të ndjekur protestuesit dhe jo vetëm protestuesit por edhe qytetarët që kalonin në rrugë.
Ne do i identifikojmë këta. Këta nuk do konsiderohen më forca rendi, por do të konsiderohen banditë dhe do të marrin përgjigje si banditë kudo që të jenë.

Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminel, të droguar që kanë kryer akte të tilla.

Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Prodo meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje.

Por protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët të cilët treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës, si një protestë me interes të madh kombëtar, si një protestë e cila po mbron një kauzë për çdo shqiptar dhe jo vetëm për protestuesit që janë aty.

Protestuesi goditet me bombul gazi lotsjellës në kokë

 

Etiketa: berishaKryesore1protestuesSpital

Lajme të lidhura

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26

Këto janë pamjet e një prej protestuesve që është dhunuar rëndë nga policia. Por bashkë me këtë të ri, është...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com