GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beteja për liri, Berisha troket sërish në dyert e Gjykatës së Lartë

16:06 - 22/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Demokratët sërish protestë poshtë banesës së Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Beteja e ish-kryeministrit Sali Berisha, për liri është zhvendosur sërish në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e bërë nga ish-kryeministri nën hetim nga SPAK për “korrupsion” kundër masës “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe konfirmuar nga Apeli.

Lideri demokrat qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, kur gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të ashpërsojë në izolim shtëpiak, masat e mëhershme “detyrim për paraqitje” e “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Kërkesa e radhës gjyqësore e Berishës për të dalë nga brendia e banesës në rrugën “Mustafa Matohiti” është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 20 mars. Si relator i saj është zgjedhur gjyqtari Sokol Binaj, ndërkohë që ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e seancës së parë.

Kjo kërkesë është përpjekja e dytë e ish-kryeministrit në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar masat e sigurisë të dhëna ndaj tij për llogari të hetimit të dosjes “Partizani”.

Në 5 mars një kolegj penal i Gjykatës së Lartë refuzoi kërkesën e Berishës për shuarjen e masës “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, pranimi i së cilës do të sillte edhe shuarjen e masës “arrest në shtëpi”.

Nga ana tjetër  më 12 mars, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e tij për shfuqizim të masës “arrest në shtëpi”, ndërsa më 25 mars, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimin e Berishës kundër vendimit që i refuzoi lejen për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës.

Etiketa: arrest ne shtepiGjykata e Lartemasa e siguriseSali Berisha

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Bibliotekë e mjerë jo Kombëtare!

Bibliotekë e mjerë jo Kombëtare!

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com