GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Biznesi: Rritja e pagës minimale do të kthehet në bumerang

09:52 - 14/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Biznesi: Rritja e pagës minimale do të kthehet në bumerang
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas gati 1 viti qeveria vendosi të rrisë sërish pagën minimale nga 34,000 lekë në 40,000 lekë. Paga minimale u rrit edhe në 2022 në vlerën e 2,000 lekëve nga 32,000 në 34,000 lekë.

Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe tha se nga ndryshimet përfituesi më i madh do të jetë shteti, ndërsa rritja do të rëndojë kostot e tyre.

“Me rritjen nga 1 prilli të pagës minimale gradualisht do të rritet paga edhe për punonjësit që paguhen 40,000 lekë, pasi nuk mund të jetë në nivele të njëjta me një punonjës që ka eksperiencë profesionale dhe produktivitet. Nivelin e pagës minimale e kalojnë 30 deri 40% e punonjësve të sektorit. Pra rritja dhe kostoja e një biznesi të sektorit do të jetë akoma më e lartë. Kjo do të jetë gropa më e madhe për sektorin fason. Rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang. Të vetmit që do të kenë përfitimin nga rritja 17,5 % e pagës minimale do të jenë të ardhurat e buxhetit

Në kahun tjetër është e nevojshme të bëhet kjo rritje, por që barra të mos rëndojë vetëm te biznesi duhet të shoqërohet me lehtësira fiskale, me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria, në cilësi dhe makineri të reja”.

Janë rreth 47,000 mijë të punësuar në sektorin fason që preken nga rritja me 4,000 lekë e pagës minimale. Në fund të vitit 2021 sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve në sektorin tekstil dhe veshje ishte 564 dhe numri i të punësuarve 27,062 punonjës. Në sektorin lëkurë dhe këpucë për 2021 ishin 219 ndërmarrje dhe 19,651 të punësuar.

Ndikim negativ për fasonerinë

Kryeatari i ProEskport Albania ngre shqetësimin se fabrikat fason po humbasin konkurrueshmërinë në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë për shkak të rritjes së kostos.

Faktorët kryesorë të shtimit të kostove sipas tij janë rritje me 17,5% e pagës minimale, rënia e euros kur në shtetet fqinje si Serbia apo Maqedonia e Veriut kanë kursin e fiksuar dhe të mbrojtur me ligj, mungesa për punonjës dhe produktiviteti i ulët, amortizimi i impianteve prodhuese dhe rritja e karburantit që ndikon në shtim të kostos të transportit të punonjësve dhe të mallrave.

“Këto elementë na bëjnë jo vetëm të humbasim konkurrueshmërinë në Ballkan, por edhe kontratat afatgjate dhe solide me brandet europiane, që po orientohen drejt vendeve afrikane apo Uzbeksitan me çmime më të ulëta dhe më shumë punonjës se manifaktura Made in Albania e veshjeve dhe këpucëve”, pohoi Prençe.

Sektori fason është përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit dhe krahu i lirë i punës ka qenë baza kryesore e mbështetjes së eksporteve shqiptare.

Sipas Anketës Strukturore të INSTAT, shpenzimet e personelit për tekstile dhe veshje përbëjnë 44% të totalit të shpenzimeve dhe për këpucët 41%, ndërsa fitimet e kompanive janë të ulëta. Kjo krahasohet me 9% që janë shpenzimet për paga për të gjithë prodhuesit në treg. /Monitor

Etiketa: BiznesPaga minimale

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Luizi puth Oltën, pas kërkesës së fansit…

Luizi puth Oltën, pas kërkesës së fansit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com