GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat dje, është shprehur se 93% e shqiptarëve mendojnë se pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme. Blushi theksoi se sipas sondazhit më të fundit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 74% e qytetarëve janë të pakënaqur me kujdesin ndaj të moshuarve. “Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet”, tha ai.

 

Sipas tij, Qeveria i ka borxh secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro në vit, ndërsa secilit pensionist në fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504 Euro në vit. Po ashtu ai parashtroi edhe programin e Partisë së Lirisë, për të dyfishuar masën e pensioneve dhe te barazoje atë me mesataren e vendeve te rajonit. “Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë; Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve; Dyfishimin e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

 

Ne angazhohemi për: Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore. Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale. Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese. Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve”, deklaroi Blushi.

Etiketa: blushipensionistetPL

Lajme të lidhura

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Para
LIGA E KAMPIONEVE/ City shkërmoqet nga Sporting, Liverpool shpartallon Leverkusen, fitore e madhe e Milan ndaj Realit

Rikthehet Champions League/ Zhegrova sfidon Liverpool, Juventus pret Atletikon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

Hetimi i SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është zgjeruar me dy akuza të reja: korrupsion dhe...

Lexo më shumë
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com