GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Boja për votuesit/ KQZ, tender të parakohshëm për zgjedhjet në 2025

12:56 - 16/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Boja për votuesit/ KQZ, tender të parakohshëm për zgjedhjet në 2025
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën 270 milionë lekë shpenzime për bojë për identifikimin e votuesve dhe transport qendrat e votimit. Të dy tenderët i tejkalojnë nevojat e 14 majin 2022 dhe parashikojnë kohëzgjatje 36 muaj. Mos vallë KQZ po përgatitet qysh tani edhe për zgjedhje e vitit 2025? Sa të presë vitin 2025, që nuk i dihet nëse do të jetë kryetar i KQZ-së, ka menduar që më mirë është “të kap ç’a t’kapësh”, qysh tani para zgjedhjeve vendore.

Boja për zgjedhjet e vitit 2025?!

Në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike është regjistruar tenderi me objekt “bojë timbruese për votuesit”. Në dokument evidentohet se për këtë tender do të shpenzohen 23,616,000 lekë (të reja). Kontrata pritet të lidhet me datë 25 janar 2023 dhe të jetë gati për zgjedhjet vendore që na presin. Por nuk përjashtohen dhe të papriturat.

Megjithëse nuk përmenden zgjedhjet politike të vitit 2025, afati vendosur për përmbushgjen e porosisë është 3 vjet. Pra, çfarëdo të ndodhë, Celibashi i xhiron paratë qysh tani për zgjedhjet vitit 2025. Ndërkaq, edhe për prokurimin tjetër me objekt” Shërbim Transporti me afat 36 muaj” ka një kohëzgjatje që e përfshin 2025-n. Ky prokurim e ka vlerën 7,078,000 lekë të reja. Dokumenti i publikuar bën me dije se fituesi i këtij tenderi është shpallur firma, në pronësi të biznesmenit Paqësor Malaj.

 

Janë tenderë  të cilët mund të fillojnë të vihen në zbatim nga muaji shkurt. Për këtë lindin dyshime se përgatitja voluminoze po bëhet për ndonjë rrezik “zgjedhjesh të parakohshme”, sepse viti 2025 është akoma larg.

9 milionë lekë për website

Përveç bojës dhe transportit KQZ, po harxhon 9 milionë lekë për faqen e internetit. Dokumentet e siguruara tregojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mirëmbajë faqen e internetit duke shtuar masat e sigurisë nëpërmjet shërbimeve të “hostimit”. Ky shërbim parashikohet të jetë më i kushtueshëm sesa i një faqeje normale.

Konkretisht vetëm për këtë faqe, KQZ ka shpallur një tender me fond 9 milionë lekë për hostimin dhe mbrojtjen nga sulmet për ëebsajtin kryesor të KQZ-së dhe disa faqe portalesh të KQZ-së. Ky shërbim ëeb-hosting do të ofrohet për një periudhë 24 muaj për faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ do të kryejë migrimin e infrastrukturës ekzistuese nga “data centeri” ekzistues në një data-center me veçori të tjera me qëllim rritjen e kapaciteteve cilësisë dhe sigurisë së sistemeve në përdorim. Infrastruktura duhet të ofrojë burime të mjaftueshme.

Shërbimi sidomos në server do të përfshijë aftësi transmetimi audio dhe video, lidhje direkte me internet, instalim dhe konfigurim i serverit dhe mbrojtje adekuate fizike dhe mjedisore e serverëve.

Me sa shohim zgjedhjet e ardhshme, qoftë këto vendore edhe ato të përgjithshme, i ngjajnë përgatitjeve për “luftë kibernetike”. Por pavarësisht se si shkon situata politike, Ilirjan Celibashi i ka marrë masat dhe po hedh qindra milionë lekë duke punuar me plane 3- vjeçare!

Esmerlada Hida

Lexo edhe: Berisha: Ja si do regjistrohet PD në KQZ

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimboje per votuesfaqe hosterfaqe internetiIlirjan CelibashkiKQZtendertransportZgjedhje

Lajme të lidhura

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)
Fact-Checking & Analize

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

12:04 - 28/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Para
Kupa e Shqipërisë luan në mesjavë turin e 1/8-ave, ja çiftet

Kupa e Shqipërisë luan në mesjavë turin e 1/8-ave, ja çiftet

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit
Aktualitet

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peshtan Bregas Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar, i identifikuar...

Lexo më shumë
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

16:22 - 02/03/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Bardhi njofton protestën: Ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut, qytetarët do mblidhen para Kuvendit

15:25 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com