GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Bordi i Transparencës për Karburantet është në dëm të konsumatorëve

21:45 - 02/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku është foltorja e Komisionit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

 

Përse Bordi i Transparencës për Karburantet është në dëm të konsumatorëve?

Sepse nuk është i Transparencës. Transparenca është një fjalë e madhe.

Doni transparencë! Na tregoni çdo ditë si eksport-importi i karburanteve lëviz? Si lëvizin tregjet ndërkombëtare dhe çmimet e karburanteve? Si është çmimi i tyre në vendet fqinje? Kush tregton karburantin? Sa është fitimi ditor i grosistëve? Sa është ngrit apo ul harxhimi i karburanteve çdo ditë sipas fluksit të çmimeve? Etj.

Nuk bëni këto!? Ikni tutje me gjithë borde!

Mos u tallni as me fjalët, as me qytetarët, as me tregun.

Përpos kësaj duke ndërfutur vendimin e shtetit midis tregtarëve të karburanteve dhe konsumatorëve, çmim arbitrar, konsumatori mbaron si klient, dhe bëhet një skllav që nuk mund të imponohet në treg. Sepse çmimi kthehet në vulë administrate. Autoritarizmi arrin kulmin e vet.

Po a na mbron ne si konsumatorë? Hiç fare! Sepse nëse ai çmim arbitrar nuk do të ishte çfarë do të bënin grosistët e karburanteve? Do ta ngrinin karburantin në kupë të qiellit? E po pastaj? Ne nuk do të shkonim të blenim dhe ata do ta ulnin atje ku ne përsëri do të fillonim të blenim! Si macja me miun ne si qytetarë do të bëheshim aktivë dhe do ta detyronim tregun.

Kurse kështu, na i zhvasin lekët gjoja me mbrojtjen mëshirëmadhe të Bordit, por na i marrin pak e nga pak. Por, për një kohë më të gjatë. Do të shikoni që në fund do të jetë njësoj. Fitim maksimal, por i sigurt, nën mbrojtjen e shtetit, imponuar si çmim i drejtë!

Eshtë i drejtë apo jo një çmim, afatgjatë atë askush tjetër nuk e përcakton veç tregut të lirë. Nëse jo shkoni ngrini nga varri Rikardon, Adam Smithin, Marksin, Hayekun, e dhjetra mendje të mëdha të ekonomisë dhe çojini t’i pushkatojë bordi, trupat pastaj varrosini në ndonjë ferrë prapa Dajtit!

Asgjë nuk na ndihmon ai Bord!

Hiqeni iluzionin. Cmimet kanë rënë lehtësisht në të gjithë Evropën këto ditë!

Do shteti të luajë rregullatorin!? Të blejë karburant dhe ta hedhë në treg me çmimin që mendon se është i drejtë! Shteti kështu është rregullator.

Duke respektuar lirinë e grosistëve dhe konsumatorëve për të luajtur dhe grindur në treg!

Ja dështimi i ultraliberalëve hipokritë! Na tregojnë se gjoja liberale është kur shteti heq dorë fare nga çdo funksion ekonomik, dhe përfundojnë duke vendosur diktatin e shtetit me çmimet!

E dini si quhet kjo apo jo?

Market Failure!

Heqin rregullatorin se iu duket se nuk ka nevojë për funksion ekonomik të shtetit dhe pastaj e kthejnë dhunën publike në etiketuese çmimesh mallrash!

 

 

Etiketa: bordidemkarburantetkonsumatoretTransparanca

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Reshjet përmirësojnë situatën hidrike në 3 hidrocentralet kryesore në vend

Reshjet përmirësojnë situatën hidrike në 3 hidrocentralet kryesore në vend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com