GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori 2023/ Rexhepi: Ndaj Polonisë kërkojmë rezultat pozitiv, ejani na mbështesni!

13:58 - 27/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori 2023/ Rexhepi: Ndaj Polonisë kërkojmë rezultat pozitiv, ejani na mbështesni!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stërvitjet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023” ndaj Polonisë e Norvegjisë po vazhdojnë me ritëm të lartë ditë pas ditë. Që prej të mërkurës së 24 gushtit, Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet intensive për kualifikueset e Botërorit, me qëllim që të sigurojë pikë nga këto dy përballje. Edhe ditën e sotme, ekipi i drejtuar nga Armir Grima zhvilloi seancën e radhës stërvitore në fushën me bar natyral të mini-stadiumit të “Shtëpisë së Futbollit”. Seanca e sotme ishte më tepër një seancë shkrythëse, duke qenë se gjatë këtyre tre ditëve, ekipi ka zhvilluar seanca me intensitet të plotë.

Për fshf.org, nga stërvitja e sotme, Viona Rexhepi, portierja e ekipit kombëtar ka folur për përgatitjen e skuadrës, duke theksuar se seancat kanë shkuar shumë mirë. Më tej, ajo shton se fokusi kryesor i skuadrës është Polonia dhe Shqipëria do të tentojë të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Në fund, ajo ka edhe një thirrje për tifozët, të cilët i fton të mbështesin Kombëtaren e femrave në stadium të enjten e 1 shtatorit. Si po shkojnë përgatitjet e ekipit? – Përgatitja ka shkuar shumë mirë, po stërvitemi çdo ditë dhe kemi disa ditë të grumbulluara, me synim që të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi gati për këto dy ndeshje. E dimë që janë të dyja ekipe shumë të vështira, por ne do të japim maksimumin.

Çfarë presim nga Shqipëria në ndeshjen ndaj Polonisë? – Fokusi ynë kryesor është te ndeshja me Poloninë ditën e mërkurë, ekip të cilin e vlerësojmë maksimalisht, ashtu sikurse Norvegjinë. Shpresoj që t’ia dalim sa më mirë. Edhe pse Polonia është një nga ekipet më të mira të grupit, unë besoj që me ekipin që jemi dhe me grupin solid që kemi, do të marrim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Tifozët në stadium? – Janë zemra jonë, i presim të na mbështesin. Me ta sigurisht që bëhemi më të forta dhe luajmë më të sigurta. I ftojmë të jenë sa më të shumtë në stadium. Grupi ende nuk është kompletuar, teksa ditën e nesërme pritet që t’i bashkohen ekipit edhe vajzat që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit: Kristina Maksuti, Mery Kalaja, Mimoza Hamidi, Alma Hilaj, Qëndresa Krasniqi.

Etiketa: boterori 2023futbollistPoloniRerxhepi

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Gjendet një “Range Rover” i djegur në Dritas të Rinasit, dyshimet e para

Makina e djegur pranë Rinasit, reagon policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com