GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anglia e mbyll në krye të Grupit L, Harry Kane shënon rekord me Panamanë! Kroacia mposht Ganën, të dyja kalojnë në 1/16-at

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anglia e mbyll në krye të Grupit L, Harry Kane shënon rekord me Panamanë! Kroacia mposht Ganën, të dyja kalojnë në 1/16-at
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi L i Kupës së Botës 2026 mbylli llogaritë e tre ndeshjeve në grupe.  Anglia fitoi 0-2 kundër Panamasë dhe kalon në fazën e 1/16-ave si vendi i parë, ndërsa Kroacia fitoi 2-1 kundër Ganës. Ballkanasit kalojnë më tej si vendi i dytë, por edhe afrikanët janë kualifikuar. Panamaja me zero pikë eliminohet.

Në ‘MetLife Stadium’ të New Jerseyt, Anglia fitoi 0-2 kundër Panamasë në një ndeshje të kontrolluar nga ‘Tre Luanët’, paçka se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i parë për anglezët u shënua në minutën e 62-të nga Jude Bellingham, kjo pas asistit të Bukayo Saka. Pesë minuta më vonë Bellingham asistoi për Harry Kane, me kapitenin e Anglisë që ‘vulosi’ fitoren dhe shënoi një gol rekordesh. Me 11 gola të shënuar në historinë e Kupës së Botës, ai bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në këtë turne, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Gary Lineker me 10 gola. Kane po kalon sezonin më të mirë në karrierë, pasi me Bayernin dhe kombëtaren ka shënuar 70 gola.

Në Philadelphia, Kroacia fitoi 2-1 kundër Ganës në një ndeshje shumë të bukur, me raste dhe ritëm të lartë. Kroatët kaluan në epërsi pas 31 minutave lojë me golin e Petar Sucic duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 73-të afrikanët barazuan me një gol të bukur nga Luckassen, por dhjetë minuta më vonë ishte Nikola Vlasic që riktheu në epërsi 2-1 ballkanasit pas asistit të Luka Modric. Veterani 40-vjeçar bëhet futbollisti më i vjetër i regjistruar që asiston në një Kupë Bote.

gijotina.com/

Etiketa: Botërori 2026

Lajme të lidhura

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë
Breaking Views

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

20:28 - 11/10/26
Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje
Aktualitet

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Para
Kolumbia ndal Portugalinë, luzitanët gjejnë Kroacinë në 1/16-at! Amerikano-latinët me Ganën, Kongo me Anglinë

Kolumbia ndal Portugalinë, luzitanët gjejnë Kroacinë në 1/16-at! Amerikano-latinët me Ganën, Kongo me Anglinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë
Breaking Views

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

20:28 - 11/10/26

Tifozët e Manchester Cityt brohoritën "Nuk jemi ketu", pasi Erling Haaland hapi serinë e rezultatit, me babanë e tij Alf-Inge...

Lexo më shumë
Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

18:26 - 11/10/26
Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com