GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BSH: Konsumatorët po e ndiejnë dukshëm rritjen e çmimeve, që nga tetori

07:41 - 08/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Qendrore Evropiane paralajmëron: Do të vazhdojë rritja e çmimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga muaji tetor, konsumatorët po e ndjejnë barrën e shtuar në buxhetet e tyre nga rritja e çmimeve. Indeksi i besimit konsumator, që matet nga Banka e Shqipërisë, u drejtor individëve ndër të tjera edhe pyetjen: “Si mendoni se kanë ndryshuar çmimet gjatë 12 muajve të fundit?”: janë rritur shumë, janë rritur në mënyrë të moderuar, janë rritur pak, pothuajse të pandryshuara, janë ulur?.

Duke filluar që nga tetori, balanca e përgjigjeve tregon se konsumatorët gjithnjë e më shumë po e ndjejnë dukshëm rritjen e çmimeve katër muajt e fundit (shiko grafikun: Çmimet gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, maj 2016-janar 2022).

Balanca e përgjigjeve në janar ishte 25 (e rregulluar sezonalisht), që do të thotë që 25% më shumë konsumatorë mendojnë që çmimet janë rritur se ata që mendojnë se janë ulur. Treguesi është rritur ndjeshëm, në raport me shtatorin kush ishte vetëm 0.57 dhe është më i larti që nga maji 2016, kur Banka e Shqipërisë ka filluar të raportojë të dhënat (shiko grafikun në fund).

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Në dhjetor, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte bazë mallrash, arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, që do të thotë që çmimet e produkteve që konsumon një familje në një muaj janë mesatarisht 3.7% më shtrenjtë. Nga fillimi i shkurtit, çmimet e karburanteve u rritën sërish edhe me 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i besimit konsumator (TBK), i cili një ndër komponentët ka ecurinë e çmimeve, shënoi rënie me 0.7 pikë përqindje në muajin janar. Kjo rënie përkeqësoi pozicionin e tij krahasuar edhe me mesataren e vet afatgjatë . Treguesi pasqyroi vlerësimin më negativ të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen.

Pyetjes: “Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme ekonomike, a mendoni se tani është koha më e mirë për të bërë blerje në shuma të mëdha (si për shembull, mobilie, elektro-shtëpiake etj.)?”, pjesa më e madhe e të anketuarve i përgjigjen që nuk ka mundësi (balanca negative në janar 2022 ishte -68.7, nga 65 që ishte mesatarja e vitit 2021). Sipas anketës së buxhetit të familjes të INSTAT, një familje mesatare në vend me 3.6 persona shpenzonte në muaj 83.5 mijë lekë (e dhëna për vitin 2020), nga të cilat rreth 42% shkojnë për ushqime e pije joalkoolike./ Monitor/

Etiketa: bshCmimerritjeushqime

Lajme të lidhura

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë
Breaking Views

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve
Breaking Views

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

17:35 - 20/03/26
Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama
Aktualitet

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama

13:13 - 20/03/26
Para
Përplasje e fortë makinash, aksidentohen dy ministra

Përplasje e fortë makinash, aksidentohen dy ministra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com