GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bugajski: Ndërtimi i një ushtrie efektive në Kosovë lejon anëtarësimin e vendit në NATO

22:48 - 20/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bugajski: Ndërtimi i një ushtrie efektive në Kosovë lejon anëtarësimin e vendit në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janusz Bugajski, eksperti politik amerikan dhe bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestoën në Uashington, gjatë  një interviste ka thënë që ndërtimi i një ushtrie efikase në Kosovë e lejon vendit të kualifikohet për anëtarësimin në NATO.

“Aleksandar Vuçiç duhet të paralajmërohet privatisht dhe publikisht se ofensiva e tij ndaj vendeve fqinje ‘nën kujdesin e popullsisë serbe’ do të hasë në rezistencë. Kjo mund të bëhet përmes formave të ndryshme, duke ndihmuar në ndërtimin e një ushtrie efikase në Kosovë që i lejon vendit të kualifikohet për anëtarësim në NATO, përmes mbështetjes më të madhe për partitë pro-malazeze në Podgoricë, përmes mbështetjes në Zagreb për të kontrolluar nacionalistët kroatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përmes një fushate këmbëngulëse për të drejtat e boshnjakëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Serbi”, ka thënë ndër tjerash Bugajski.

Në fund të vitit të kaluar, Bugajski dëshmoi para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku dha rekomandime për politikën e administratës së re për Ballkanin.

Me atë rast, ai deklaroi se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit nuk ishte krijuar për të qenë themeli i një shteti të integruar me një qeveri qendrore efikase, e cila çoi në pengesa, epërsinë e identitetit etno-kombëtar mbi ato qytetare dhe paralajmëroi për aspiratat separatiste të Republikës Serbe.

Këto paralajmërime qëndrojnë, shkruan mediumi në fjalë, sepse Bosnja dhe Hercegovina është tronditur prej muajsh nga një bllokadë e përfaqësuesve serbë, e cila është rritur në kërcënime të hapura nga anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik dhe partia e tij SNSD për të shkatërruar rendin e saj dhe pavarësinë e BeH.

Dhe kur flet për situatën aktuale politike në BeH, Bugajski mendon se Dodik po teston aktorët ndërkombëtarë për të vlerësuar se sa larg mund të shkojë pa tërheqje të madhe dhe sanksione të mundshme kundër tij.

Etiketa: Kosoveushtri

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Para
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda: Organet hetimore në Shqipëri nuk janë në nivelin e duhur

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda: Organet hetimore në Shqipëri nuk janë në nivelin e duhur

TË FUNDIT

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc Çopja, duke zbuluar transfertat e mëdha të parave...

Lexo më shumë
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com