GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bullgaria dërgon ushtrinë në kufi me Turqinë, zbulohet shkaku

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bullgaria dërgon ushtrinë në kufi me Turqinë, zbulohet shkaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bullgaria ka dërguar rreth 350 ushtarë në kufi me Turqinë të hënën (1 nëntor) për të ndihmuar forcat policore që të përballen me fluksin në rritje të migrantëve, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov.

“Ushtarët arritën sot në kufirin bullgaro-turk për të mbështetur policinë kufitare”, tha ai për kanalin privat BTV.

Gjatë këtij viti më shumë se 6.500 njerëz kanë kaluar në mënyrë joligjore kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë. Shifra është trefish më e lartë se periudha e njëjtë e vitit 2020.

Bullgaria është një nga rrugët kryesore të cilën migrantët nga Lindja e Mesme e shfrytëzojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Bullgaria ka ndërtuar një gardh me gjemba në kufirin me Turqinë, por ai është pjesërisht i dëmtuar.

Gjatësia e kufirit mes dy vendeve është 259 kilometra.

Në muajin gusht, thotë Radio Evropa e Lirë, Parlamenti i Bullgarisë pati miratuar dërgimin e 400 deri 700 ushtarëve në kufi me Greqinë dhe Turqinë.

Bullgaria është shteti më i varfër anëtar i Bashkimit Evropian prandaj migrantët nuk synojnë të ndalen aty, por të kalojnë në vendet tjera të pasura të BE-së.

Vendet e BE-së kanë frikë se mund të ketë një fluks migrantësh nga Afganistani që kur talibanët morën kontrolline vendit më 15 gusht.

Turqia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është gjithashtu e shqetësuar për një valë të re migrimi në Evropë.

Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç migrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia nuk e ka përgjegjësi të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.

Bashkimi Evropian e ndihmon me miliarda dollarë Turqinë për të ofruar strehim për migrantët.

Etiketa: Bullgarikufiturqineushtria

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Zbuloi terapinë e njohjes së sjelljes, vdes psikiatri Aaron Beck

Zbuloi terapinë e njohjes së sjelljes, vdes psikiatri Aaron Beck

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com