GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

By Pass-i i Vlorës, si u katandis investimi 56 mln euro për një vit

19:14 - 30/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
By Pass-i i Vlorës, si u katandis investimi 56 mln euro për një vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria inaguroi vjet në verë By Pass-in e Vlorës, ndërkohë që kishin mbetur pa përfunduar 15% të punimeve. Një vit pas ceremonisë përuruese verifikimet tregojnë se rruga është amortizuar. By Pass-it të Vlorës i mungon sinjalistika, shtresa e fundit asfaltike, mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve, si dhe rehabilitimi mjedisor. ARRSH thotë se mbyllja e punimeve në këtë segment do të mbarojë në mars të 2024, por nuk jep arsye për zvarritjen e tyre.

Muzgun e 7 korrikut të shkuar qeveria inaguroi për herë të parë përfundimin e By Pass-it të Vlorës, një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

“Ndodhemi në By Pass-in e Vlorës, sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës.” Kështu deklaronte ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë ceremonisë inaguruese të By Pass-it të Vlorës korrikun e kaluar.

Pas një fjalë të detajuar mbi ecurinë e projektit, në krah të kryeministrit Edi Rama, drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe një sërë përfaqësuesish të tjerë të Partisë Socialite në qarkun e Vlorës, Balluku shpotiti kreun e qeverisë:

‘Jemi gati tani për të dëgjuar vërejtjet Kryeministër, ça duhet të kemi merak?’

‘Ja, pse nuk ka ndarëse këtu?’, iu përgjigj Rama, teksa vuri në dukje mungesën e barrierave anësore në një pjesë të By Pass-it.

Inagurim pas inagurimi…

Një javë më vonë, në krah të Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministri së bashku me zyrtarë të tjerë u rikthyen në By Pass-in e Vlorës për një tjetër inagurim të segmentit panoramik në muzg.

“Ne rikthehemi këtu, pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Evropian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së bypass-it, në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.”, shprehej Rama.

Punimet kryesore të By Pass-it përfunduan më 30 qershor të 2022-shit. Edhe pse u inagurua dy herë e vërteta është se rruga ishte e papërfunduar.

“Kjo është një rrugë që kanë ngelur vetëm pak punime që nuk do të interferojnë me trafikun e rrugës. Kemi të bëjmë kryesisht me punimet e skarpatave…”, theksonte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi verën e kaluar.

Por ndryshe nga ç’pretendon z.Berberi, një dokument zyrtar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor tregon se By Pass-i i Vlorës u hap për qarkullim pa u mbyllur 15% e punimeve. Dhe skarpatat janë vetëm një nga disa elementet thelbësor të projektit infrastrukturor.

Një vit më vonë

Një vit pas inagurimit, rruga vijon të jetë e papërfunduar dhe nuk ka asnjë shenjë punimesh në të. Zvarritja e punimeve përmbyllëse, e ka degraduar aksin prej 29 km.

Verifikimet në terren tregojnë se rruga është amortizuar dhe ka pësuar rrëshqitje që e bëjnë të duket shumë larg një aksi që ka vetëm 1 vit jetë.

Në By Pass mungon sinjalistika, ndërkohë që më shumë se gjysma e segmentit ende nuk ka shtresat e planifikuara asfaltike. Nga ana tjetër, një nga urat ka mbetur me pilota të ngritura ndërkohë që nuk i është bërë ende tavani.

Në këto kushte, Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar. Institucioni pranon se By Pass-i ka ende punime të papërfunduara, duke i listuar si më poshtë:

“ – Ndërtimi i kryqëzimeve me fshatin e Kaninës në km 9+100 dhe 12+100

– Përfundimi i shtresave asfaltike

– Mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve

– Rehabilitimi mjedisor”, shkruhet në përgjigjen e ARRSH, teksa theksohet se punimet pritet të përfundojnë në mars të 2024.

Të njëjtin afat e gjejmë edhe në listën e investimeve publike me financim të huaj, që ka detajuar Ministria e Financave për vitet 2023-2025.

Kë gënjen ARRSH?

Por ndryshe i është dhënë afati i përfundimit të punimeve partnerëve ndërkombëtarë. Në një përgjigje për Faktoje, Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thotë se ARRSH i ka informuar se projekti pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

‘Informacioni i fundit që kemi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), autoriteti zbatues, është se projekti pritet të përfundojë në dhjetor 2023.’, shkruhet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së teksa theksohet se fatura e punimevë të mbetura i takon qeverisë shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56.16 milionë eurove, nga të cilat 20.16 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. /Faktoje.al/

Etiketa: By-PassInvestimimiliona euro

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Ledri Vula publikon këngën e re “Gjendja’, ja protagonistja në klip

Ledri Vula publikon këngën e re “Gjendja’, ja protagonistja në klip

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com