GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi përplaset me Veliajn: Po pastron paratë e pista me ndërtimet pa kriter

13:55 - 09/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi përplaset me Veliajn: Po pastron paratë e pista me ndërtimet pa kriter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me tensione është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme, ku deputeti Oerd Bylykbashi është përplasur fort me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në komision,  Bylykbashi ngriti si shqetësim ndërtimet pa kriter që bëhen në qytetin e Tiranës dhe atë Durrësi, duke degraduar vendin çdo ditë.

Në debate e sipër Bylykbashi i tha Veliajt se ai po shton numrin e pallateve që ndërtohen dhe rrit çmimin e apartamenteve për të pastruar paratë e pista. Bylykbashi foli edhe për rrezikun e centralizimit të pushtetit, pasi në këtë mënyrë pushteti vendor humbet kompetencat e tij dhe nuk mund të ofrojë shërbime për qytetarët. Sipas tij, qeveria po shkel çdo reformë e çdo ligj vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet që bën.  “Babëzia e ndërtimeve po shkatërron edhe Durrësin, po shkatërron historinë dhe arkeologjinë e këtij qytetit. Paraja kriminale po investohet në ndërtimet në Tiranë dhe jo vetëm, pastrimi i parave po e mban çmimin lart të apartamenteve jo kërkesa. Heqim Tiranën se është shumë e madhe dhe mbledh shumë para. Po ja ku kemi Durrësin që borxhin vetëm të ujësjellësit e ka skandaloz. Janë histori që po çojnë drejt centralizimit të pushtetit. Është për të qeshur tabela sa i përket qarqeve të organeve kushtetuese. Më pas duhet t’i kërkojmë fonde qeverisë qendrore pasi pushteti vendor nuk prodhon dot të ardhura. Kemi bashki që nuk japin dot asnjë shërbim në një territor kaq të vogël në 28 mijë kilometra katrorë. Në të gjithë këtë histori kemi një reformë territoriale të cilën e kemi si një nevojë therëse për ta bërë pa propagandë dhe por për njerëzit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai tha se qeveria jep leje ndërtimi pa kriter vetëm e vetëm që t’i përdor ato nesër për vota dhe për interesa të tjera të karriges. Sipas tij, qeveria po gënjen çdo ditë pronarët  dhe asnjëherë nuk iu ka dhënë dëmshpërblimin që meritojnë për shpronësimin.  “Nëse do të merremi edhe me çështjen e pastrimit të parave, nëse fokusi i pushtetit vendor është si të japim sa më shumë leje se ashtu ka më shumë interes, sigurisht që bie interesi në qeverisje. Unë po jap një koment të fundit sepse janë qytetarët që na dëgjojnë. Theksoj se kur bëhen shpronësimet, kurrë mos harroni fondin e dëmshpërblimit të pronarëve të trojeve të cilët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim”, tha ai.

Nga ana e tij Veliaj i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se Bylykbashi po shpif, pasi pronarët e vërtetë që janë shpronësuar kanë marrë dëmshpërblimin që meritojnë.

Etiketa: Erion VeliajndertimeOerdBylykbashi

Lajme të lidhura

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës
Breaking Views

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Para
Ekstradimi i “Zotit të drogës” Alket Hatia, Manja: Do ta diskutoj me italianët

Ekstradimi i “Zotit të drogës” Alket Hatia, Manja: Do ta diskutoj me italianët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com