GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cassanos nuk i del inati me Mourinhon: Trajner kot, nuk më…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Cassanos nuk i del inati me Mourinhon: Trajner kot, nuk më…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antonio Cassano vijon replikat në distancë me trajnerin e Romës, Jose Mourinho. Portugezi në deklaratën e fundit la të kuptohej se në kohën kur ishte futbollist, Cassano kishte pasur një zënkë me Marko Livajën me këtë të fundit që e kishte rrahur ish-sulmuesin. Diçka që Cassano e mohoi kategorikisht në Bobo Tv, ku u shpreh se në karrierën e tij ka pasur shumë zënka, por kurrë nuk është konfliktuar fizikisht më dikë nga bota e futbollit. Ndër të tjera, ish-futbollisti shprehet se zgjodhi që karrierën t’ia dedikonte pasionit për sportin duke mos e pasur shumë mendjen tek trofetë.

“Ju betohem që në 18-vite karrierë nuk jam konfliktuar kurrë fizikisht me dikë. E vërteta është se kam zënka me të gjithë, kolegë, kundërshtarë, trajnerë apo edhe drejtues. Madje, njëherë kam goditur një drejtues me televizor. Nuk kam fituar kurrë? Zgjodha të luaja me Romën dhe jo Juventusin pasi për mua futbolli është dashuri, pasion dhe argëtim. Nëse do të zgjidhja të fitoja lehtë, atëherë shkoja te Juventus. Bruno Conti, Totti apo edhe De Rossi, nëse i pyesni do t’ju thonë se për pesë vite i kam bërë romanistët të lumtur.

Mourinho fitoi një kupë me Romën, por mua nuk më plas fare. Mund të vazhdoj të fitoj çfarë të dojë, por është duke bërë një figurë të shëmtuar. E sheh gjithnjë duke debatuar, ofenduar apo duke përjashtuar lojtarë. Unë nuk dua të fitoj asgjë sepse gjithnjë kam luajtur për të argëtuar tifozët. Nuk më plas për trofetë, ai ka fituar duke dhuruar një futboll të errët dhe duhet të kuptojë se si trajner është kot”, u shpreh Cassano.

Etiketa: cassanointermourinhoReal MadridRomaSport

Lajme të lidhura

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës
Breaking Views

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Para
Paralajmërimi i Tajvanit, Kina po bëhet gati të nisë luftën!

Paralajmërimi i Tajvanit, Kina po bëhet gati të nisë luftën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com