GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çeku” 500 mijë euro për Nuredin Dumanin, si Ervis Martinaj kërkoi të eliminonte Indrit Doklen

11:18 - 20/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çeku” 500 mijë euro për Nuredin Dumanin, si Ervis Martinaj kërkoi të eliminonte Indrit Doklen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin të tjera detaje nga operacioni i bujshëm i SPAK ndërsa të paktën 18 persona u arrestuan dhe dhjetëra të tjerë janë të shpallur në kërkim. Në dosje figuron dhe emri i Ervis Martinajt, i cili mësohet se i ka ofruar Nuredin Dumanit 500 mijë euro për të eliminuar Indrit Doklen. Në dosje e siguruar nga Klodiana Lala është marrë dëshmia e Henrik Hoxhajt i cili është shprehur se pavarësisht ndjekjeve në banesë dhe çdo lëvizje të tij, atentati ka dështuar.
Ai ka treguar, se si Dumani i ka kërkuar të mbledhë informacione për të eliminuar Indrit Doklen. Hoxhaj tregon të gjithë rrugën që ka ndjekur, që nga vëzhgimi në një kompleks vilash ku dyshohej që Dokle qëndronte me qira, e deri te informacionet mbi makinën e blinduar që ai lëvizte.
“Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Kjo ka qenë rreth para një viti, ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda, që unë po kryenim në telefon ai më thotë se do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.
Çmimi ishte mbi 500 mijë euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sat ë duash, pra i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri te TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Yoyota”, thotë Hoxhaj.
Ai ka treguar më tej, se makinën në fjalë e ka parë në afërsi të liqenit artificial, por nuk ka kryer veprime të tjera pasi thotë se Dokle nuk ishte “objektiv i lehtë”.

“Në një nga këto lëvizje, tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë, por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga biseda me celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”, shton më tej ai.
Nga ana tjetër Nuredin Dumani ka treguar se kush e ka porositur vrasjen. Në dosjen hetimore thuhet se vrasjen e ka kërkuar Ervis Martinaj e për ekzekutimin e Dokles ka ofruar 500 mijë euro. Nga këto para, Dumani pranon se ka marrë 100 mijë në formën e paradhënies. Kujtojmë që Martinaj është shpallur në kërkim nga policia.
Ata kryen dje kontrolle edhe në hotelin që dyshohej se fshihej, po përveç një sasie droge dhe disa sendeve personale, nuk arritën të gjenin të dhëna të tjera që mund të çojë në gjurmët e Martinajt.

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani
Aktualitet

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Grabitja në Dubai e 2kg ar, kush është 51-vjeçari autor i vjedhjes që u arrestua dje në Kukës

Vidhet gjatë natës biznesi në Sarandë, autorët marrin një shumë parash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Lexo më shumë
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com