GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çela uroi Pavarësinë me foton e diktatorit, PD propozon paketë për dekomunistizimin

13:35 - 29/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Çela uroi Pavarësinë me foton e diktatorit, PD propozon paketë për dekomunistizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë, pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Në një konferencë për mediat, deputeti Enkeljed Alibeaj e cilësoi si urgjente dhe të nevojshme këtë paketë ligjore, ndërsa shtoi se do të kërkojë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit socialist.

“Evokimi i figurës të diktatorit nga një ligjvënës nuk është thjeshtë shkelja e Kodit të Sjelljes, por më tepër, nevojën për të bërë një orë e më parë, urgjente dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër dhe të kolegëve do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së parlamentit marrjen e masave ndaj deputetit, si një detyrim moral më tepër. Ajo që unë dhe kolegët i kemi propozuar kryetarit, është që PD të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Janë bërë shumë përpjekje, por jemi prapa në këtë situatë ku nuk është arritur një rezultat konkret”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt, kjo paketë do të ketë në fokus dekomunistizimin dhe shpërblimin e të dënuarve politikë që janë konsideruar si disidentë në kohën e komunizmit.

Etiketa: Bujar CelaPD

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Bashkia Delvinë rregullon pjesërisht çatinë e një pallati, dëmtohen hyrjet e tjera

Bashkia Delvinë rregullon pjesërisht çatinë e një pallati, dëmtohen hyrjet e tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com