GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Celibashi merr me qira printerat e KQZ-së për 160 mln lekë, tenderi i denoncohet

14:16 - 25/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Celibashi merr me qira printerat e KQZ-së për 160 mln lekë, tenderi i denoncohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi denoncohet në KPP për një tender abuziv. Jo vetëm kaq, por sipas dokumenteve të publikuara, bëhet me dije se teknologjia që do të përdoret në zgjedhjet vendore pas pak muajsh do të merret me qira! Për këtë, KQZ ka hapur tenderin me vlerë 160 milionë lekë. Konkretisht, parashikohet të merren me qira të 161 laptopë, 100 printera, 90 pajisje interneti, 51 projektorë etj.

Sipas dokumentit, pajisjet me qira do të përdoren nga administrata që do të rekrutohet më kohë të përcaktuar pune gjatë procesit zgjedhor si dhe për komisionet e nivelit zonal në të gjithë territorin e vendit. Sigurisht parashikohet që tenderi të ketë mundësuar furnizimin me këto paisje të 92 KZAZ-ve para datës 14 maj, kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

Por, këtu përballemi me një paradoks. Pasi supozohet të shkojmë të votojmë për një përfaqësim të mirë në bashki, kur ndërkohë administratorët e procesit zgjedhor keqpërdorin paratë e taksapaguesve.

Ankesa

Tenderi në fjalë është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike me datë 24 janar 2023. Ankesa është bërë nga kompania RIKON-AL, në pronësi të Sami Makollit. Ankimuesi shprehet se kriteret për operatorët janë vendosur duke shkelur aktet normative në fushën e prokurimit publik dhe në mënyrë tërësisht arbitrare dhe këtë pretendim e bazojmë në argumentet dhe faktet e mëposhtme.

Duke përmendur këtu tre kriteret. Së pari, atë për posedimin e certifikatës ISO për informacionin rreth pajisjes dhe menaxhimin e shërbimeve. Sipas ankesës, kjo nuk është e nevojshme pasi pajisjet do të merren me qira dhe nuk do të blihen.

Gjithashtu, ankimuesi kundërshton faktin që nuk do të lejohet që fituesi të marrë suport nga mbështetje të tjera. Si dhe faktin që  ndalohet nënkontraktimi. Sipas ankimuesit, këto janë kritere burokratike që cungojnë konkurrentët. Ndërkohë, bëhet me dije se ankesa i është dërguar së pari KQZ-së, si Autoritet Kontraktor. Por nuk është marrë asnjë përgjigje. Tashmë pritet vendimi i KPP-së mbi këtë prokurim të Celibashit. Pasi zgjedhjet po afrojnë dhe ka rrezik të ketë mungesë pajisjesh.

Lexo edhe: Boja për votuesit/ KQZ, tender të parakohshëm për zgjedhjet në 2025

 

Etiketa: abuzimIlirjan CelibashiKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
IKMT, aksion në bregdetin e jugut për ndërtimet pa leje

IKMT, aksion në bregdetin e jugut për ndërtimet pa leje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Lexo më shumë
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com